×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sfidë për Qeverinë edhe miratimi i buxhetit për vitin 2021 në Kuvend

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Pas Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, sfidë tjetër për Qeverinë Hoti do të jetë edhe miratimi i buxhetit për vitin 2021 në Kuvendin e Kosovës.

    Buxheti për vitin ardhshëm pritet të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë më pak se sivjet.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë për KosovaPress, se janë në finalizim të përgatitjes së Projektligjit të buxhetit dhe beson se do t’i kenë numrat e mjaftueshëm në për miratim Kuvend.

    “Koalicioni qeverisës i ka numrat në Kuvend, ka më shumë se 61 numra. Unë besoj që edhe projektbuxhetin do ta votojnë deputetët në parlament”, tha Bajrami.

    Në anën tjetër, kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati që vjen nga partia më e madhe opozitare, thotë për KosovaPress, se edhe për projektbuxhetin 2021, kjo qeveri nuk do t’i ketë numrat e mjaftueshëm për votim.

    “Nëse një qeveri s’i ka së paku 61 vota nuk do të duhej të ekzistonte marrë parasysh që kemi edhe projektligje të tjera që sjellën në Kuvend. Andaj, nuk mund të pritet që në vazhdimësi që opozita ta mbajë qeverinë në këmbë. Tash pas një muaj do ta kemi edhe projektligjin e buxhetit, pra s’i mendojnë nëse si kanë 61 vota, si mendojnë ta kalojnë edhe atë projektligj që është krucial për funksionimin e një qeverie. Sfidë do të jetë në vazhdimësi, për secilin projektligj”, thotë Murati.

    E kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi po kërkon që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë zhvillimor dhe për trajtimin e nevojave të ekonomisë për trajtimin e pasojave të pandemisë.

    “Ajo që është me rëndësi të theksohet është që duhet me pasur me shumë investime kapitale në mënyrë që të ketë efekt të brendshëm në ekonomi, në të njëjtën kohë të ketë edhe masa tjera lehtësuese për biznese dhe forma të ndryshme të përkrahjes financiare për bizneset të cilat nuk do të rikuperohen së paku jo deri në fund të vitit 2021. Kjo varet edhe nga kohëzgjatja e pandemisë. Duhet të jetë një buxhet fleksibil në kuptim të nevojave që munden me ndryshua brenda ekonomisë së vendit”, thotë Rukiqi.

    Drejtues të Ministrisë së Financave kanë thënë se deri në fund të këtij muaj kur është afati i fundit do ta procedojnë për miratim projektligjin për buxhet në qeveri.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.