×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Selimi: Veprimet e Dhomave të Specializuara tejkalojnë ato juridike dhe prodhojnë efekt politik

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për bazën ligjore që rregullon mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

    Akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka miratuar aktet nënligjore”, tha Selimi.

    Selimi në takimin virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, përmendi udhëzimin administrativ për mbështetjen e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara; udhëzimin administrativ për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, i cili më pastaj është ndryshuar dhe plotësuar, si dhe udhëzimin administrativ për kompensimin e personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm.

    Ministri në detyrë, Selimi tregoi po ashtu se me dispozita është përcaktuar edhe mbështetja e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

    “ Në këtë drejtim, Njësia përkatëse në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe Komisioni do t’i shqyrtojnë kërkesat për mbështetjen e nevojshme financiare si ato të personave të akuzuar po ashtu edhe kërkesat e anëtarëve të ngushtë të familjes së personave të akuzuar për mbulimin e shpenzimeve të ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës, dhe do të ofroj mbështetjen e nevojshme financiare në këtë drejtim në pajtim me legjislacionin në fuqi”, theksoi Selimi.

    Selimi teksa tha se vlerat e shtetit të Kosovës kanë dal nga lufta e UÇK-së, ai potencoi se Kosova duhet të bëjë më shumë në aspektin e memories kolektive.

    “Vlerat tona si shtet kanë dal nga Lufta e UÇK-së . Pjesa e drejtësisë nuk i takon ekzekutivit dhe nuk duhet t’i takoj asnjëherë, por kjo i’u takon organeve të drejtësisë. Ne çalojmë në disa pjesë, mund të them se në reparacion qëndrojmë mirë, memoria kolektive duhet përmirësuar. Nuk kemi shumë hapësirë për eufori, sepse prapë kemi të bëjmë me shtetin të cilin kemi pasur luftë dhe i cili na ka sjellë shumë pengesa”, tha Selimi.

    Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtsisë, Selimi gjatë këtij takimi, ka thënë se veprimet e Dhomave të Specializuara kanë dal nga veprimi juridik dhe sipas tij, kanë prodhuar fatkeqësisht efekte politike.

    “Së pari, ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tonë. Por një gjë duhet ditur, lëshimi i deklaratave nga ana e Prokurorisë ka qenë dhe mbetet veprim puro politik. Ajo deklaratë nuk është praktikë e drejtësisë sepse elementet që i ka pasur ajo deklaratë kanë qenë politike. Mandej edhe përdorimi i forcës ka qenë joproporcional. Policia e Eulex-it ka përdorur forcë joproporcionale dhe nuk janë pritur aspak mirë nga shoqëria sepse ne jo shumë vonë kemi kaluar nga një situatë e tillë, që për neve ngreh paralele nga e kaluara e afërt. Ai përdorim i forcës ka qenë eksesiv. Andaj kjo mua personalisht më bënë të mendoj që Dhomat e Specializuara kanë veprime politike dhe kanë anime”, tha Selimi.

    Në këtë takim morën pjesë edhe Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Donika Emini udhëheqëse e Platformës CiviKos.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.