×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rezervat e gjakut, përmirësohet gjendja por shqetësim mbetet sigurimi i grupeve negative

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Pas thirrjeve të shumta për dhurim të gjakut nga ana e Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, tashmë gjendja e rezervave të gjakut është stabile, por kritike mbetet sigurimi i grupeve negative.

    Kështu ka deklaruar drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), Bukurije Zhubi e cila për KosovaPress, thotë se pas disa aksioneve që kanë ndërmarrë është stabilizuar gjendja e gjakut në këtë qendër.

    Zhubi ka deklaruar se listës së kërkesave për produktet e gjakut iu janë shtuar edhe pacientët e infektuar me COVID-19.

    Zhubi: Ka një stabilizim të gjendjes së gjakut, por ende ka nevojë për dhurim

    “Ka një stabilizim të gjendjes së gjakut, është stabilizuar gjendja bukur mirë, por nëse nuk vazhdohet me dhurim të gjakut përsëri do biem në gjendje kritike. Është më se e kuptueshme gjendja me të cilën jemi si situatë sfiduese për të gjithë edhe për neve si Transfuzion i Gjakut, edhe për dhuruesit dhe çdo qytetar të Kosovës, por ne duhet t’i bashkojmë forcat dhe ta bëjmë atë që është më e mira dhe ta krijojmë mundësinë e vazhdimit të personave të tjerë që varen pikërisht nga gjaku… Krahas pacientëve të tjerë që marrim gjak dhe përbërës të gjakut po ashtu kanë marrë gjak edhe pacientët me COVID-19”, tha Zhubi.

    Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut thekson se nevoja për grupet negative të gjakut vazhdon të mbetet kritike.

    Zhubi: Grupet negative të gjakut i kemi në mungesë

    “Kërkesat e grupit 0 nga ana e pacientëve kanë qenë shumë të mëdha të cilët kanë marrë gjak dhe kjo ka shkaktuar një ulje të përkohshme të këtij grupi, zero pozitiv edhe pse ka qenë më i shpejt ka qenë me mangëti në këto dy javët e fundit, por sigurisht grupet negative janë ai problem kryesor të cilët e kanë të gjitha transfuzionet e gjakut në përgjithësi…Këto grupe janë në mungesë gjithmonë edhe tek ne ndihet pak mungesa e grupeve negative”, deklaroi Zhubi.

    Edhe në Njësinë Rajonale të Tranfuzionit të Gjakut të Prizren thonë se aktualisht gjendja e rezervat të gjakut është stabile.

    Shefi i këtij shërbimi, Shasivar Sallahu thotë se për shkak të pandemisë ka rënë numri i dhuruesve të gjakut.

    Sallahu: Rezervat në përgjithësi janë të mjaftueshme

    “Rezervat në përgjithësi janë të mjaftueshme për të siguruar trajtimin e pacientëve që trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Por në mënyrë të vazhdueshme apelojmë tek të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë që së paku dy herë në vit të dhurojnë gjak në mënyrë që ne të mos kemi probleme rreth sigurimit të dozave të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë pacientëve që kanë nevojë për këtë produkt më se të rëndësishëm… Në këto rrethana të pandemisë ka ndikuar që numri i dhuruesve qoftë familjar apo vullnetar për arsye të shumta ka rënë, kështu që ne ballafaqohemi me mungesë të mjaftueshme por gjithsesi nuk ka ndodhur që pacientët që ndodhen në repartet tona të pësojnë për shkak të produkteve të gjakut”, theksoi ai.

    Kujtojmë se që nga përhapja e koronavirusit në Kosovës vazhdimisht është bërë thirrje për dhurim të gjakut pasi shpesh rezervat e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut kanë qenë të ulëta.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Me një grup prej mbi 50 personash, përfshirë pjesëtarë të Divizionit Malor të Ushtrisë Gjermane që shërbejnë në KFOR, ambasadori gjerman në...
    Lajme31 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 %...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Korschenbroich të Gjermanisë këtë të shtunë. Sipas raportimeve të DË, një aeroplan i vogël...
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Sport31 Maj 2025
    Atletico Madrid po afron drejt arritjes së një marrëveshjeje për të mbajtur në ekip Clement Lenglet, i huazuar nga Barcelona, para FIFA...
    Vip31 Maj 2025
    Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të...
    Lajme31 Maj 2025
    Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.