×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Refuzimi i vaksinave kineze, Ahmeti: Në situatë lypësi vështirë është të arsyetojë zgjedhësin

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndajë refuzimit të Qeverisë Kurti 2 për të marrë vaksinat kineze kundërCOVID-19.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se e vetmja arsye pse shtetet po refuzojnë që të përdorin vaksinat kineze është se vetëm njëra prej tyre ka publikuar rezultatet e testimeve.

    “Arsyetimi i qeverisë se nuk marrim vaksina kineze ishte se nuk është e aprovuar nga EMA – Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe te ne ligji e thotë se nuk mund të importojmë të tilla. Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi vështirë është ta arsyetojë zgjedhësin“, ka shkruar Ahmeti.

    Postimi i plotë:

    Kina ka katër prodhues të vaksinave kundërCOVID. Bile, ajo e prodhuar nga Sinovac është ndër më të shtrenjtat në treg me çmim rreth 36 dollarë amerikan për dozë.

    Për dallim nga vaksina e Pfizer dhe Moderna, vaksinat kineze janë klasike pra përdorin virusin e vdekur për të shkaktuar reagim në imunitetin e trupit. Kështu funksionojnë vaksina që i njohim dhe i kemi marr deri sot si ajo e gripit.
    Vaksinat Pfizer/Moderna bëjnë një ndryshim në disa qeliza të trupit duke shkaktuar thepat që e bëjmë trupin të mendojë që ka virus.

    Astra/Zeneca është më afër vaksinave kineze si metodë prandaj edhe mund të ruhet në temperaturë të dhomës. E tash një prej arsyeve pse shtetet hezitojnë me përdor vaksinat kineze është se vetëm njëra prej tyre ka publikuar rezultatet e testimeve. Kjo nuk do të thotë se janë të dëmshme veçse rezultatet në shtete të ndryshme kanë treguar rezultate prej 70-80 për qind mbrojtje.

    Arsyetimi i qeverisë se nuk marrim vaksina kineze ishte se nuk është e aprovuar nga EMA – Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe te ne ligji e thotë se nuk mund të importojmë të tilla.

    E para, 38 për qind e të vaksinuarve në Hungari (BE) kanë marr vaksina kineze ndërsa Republika Çeke veçse ka porositur sasi. Polonia do të jetë shteti i tretë. Se çka thotë Ligji e dimë, por edhe se kjo qeveri ka fuqi ta ndryshojë ligje, e dimë. Nuk i përmenda shtetet tjera si Meksiko e Turqia, sepse te ne nuk merren për bazë.

    Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi vështirë është ta arsyetojë zgjedhësin. Nuk besoj se Turqia me një ndër sektorët më të fortë shëndetësorë në botë do të rrezikonte stafin e vet mjekësor me 3 milionë të vaksinuar punëtorë shëndetësorë. E Hungaria, Çekka e Polonia edhe më pak. E SHBA asnjëherë nuk ka thënë se askush nuk duhet t’i blejë ato. SHBA deri në qershor do të ketë vaksina sa për krejt popullatën.

    Shqipëria ka marr donacion 1 milion vaksina të tilla nga Turqia. Ndoshta në fund edhe nuk do t’i marrim, por në kohë të 15 viktimave në ditë, refuzimi duhet të arsyetohet më mirë. Prishtina i ka humbur disa punëtorë të arsimit nga COVID-i. Ky nuk është shpjegim i duhur për familjet e tyre dhe punëtorët e tjerë arsimorë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka vizituar sot Vushtrrinë, ku qëndroi në Kalanë e këtij qyteti dhe takoi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.