×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qytetarët ankohen për çmimet e barnave

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    ​Qytetarët ankohen për çmimet e barnave

    Disa ditë më herët ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë vendim që të shfuqizohet vendimi i cili parasheh rregullimin e çmimit të barnave. E për këtë vendim disa qytetarë thonë se nuk është në rregull, pasi që çmimet janë të larta, por edhe dallojnë prej barnatores në barnatore.

    Rrahman Rrahmani, qytetarë nga Prishtina, për KosovaPress, ka thënë se një maskë që kishte kushtuar 0.5 cent e ka blerë 5 euro, ndërsa e njëjta në barnatoren tjetër ka kushtuar 4 euro.

    Rrahmani: Masken e 0.5 centëve e kam blerë 5 euro në barnatore

    “Po është fakte që po. Unë e kam ble këtë maskë 5 euro gjëja se është me e mirë, tjetra 4 euro. A këto në fakt, as 0.5 nuk ishin. Edhe barnat shumë kanë luajtur në çmim. E kjo është një turp dhe mëkat i madh sepse domethënë qytetarëve po iu gjinden kur është më në hall për t’iu ndihmuar, e këta po i dënojnë”, thotë ai.

    Ndërsa Ahmet Krasniqi, përveç dallimit në çmim, ka thënë se në barnatore po i ndryshojnë edhe barnat që i ka shkruar mjeku.

    Krasniqi: Nuk t’i jep barnat që t’i ka shkruar mjeku, t’i ndryshon

    “Po, fortë po. Duhet me e gjetë sa duhet të jetë çmimi se t’i shet dyfish. Edhe nuk t’i jep barnat që t’i ka shkruar mjeku, t’i ndryshon”, thotë ai.

    Kurse, Shefqet Elshani thotë se dallimet në mes çmimeve të barnatoreve janë të mëdha.

    Elshani: Ndryshimet e çmimeve në barnatore janë marramendëse

    “Ka dallime shumë të mëdha, duhet të jenë unike në gjithë Kosovën dhe mos me i dëmtuar njerëzit e varfër….Ndryshime shumë të mëdha, janë ndryshime marramendëse në mes barnatoreve”, thotë ai.

    E Hasan Syla, i pyetur nga KosovaPress, se a ka dallime në çmime në mes barnatoreve, ka thënë se dallimi është i madh dhe dikush duhet të interesohet për këto çmime.

    Syla: Dikush duhet të interesohet për këto ndryshime në çmime

    “Po ka shumë dallime. Duhet të jetë dikush që të interesohet sepse unë po shkoj, sa po kushtojnë barnat, kaq, kur shkoj tjetër kund për të njëjtën barnë, ka tjetër çmim. Nuk është në rregull”, thotë ai.

    Ndërkaq, nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Gjon Gegaj, ka thënë se çmimi i barnave në barnatore nuk varet prej farmacistëve por prej furnizuesve të tyre.

    Gegaj: Çmimi nuk varet prej farmacistëve por prej furnizuesve

    “Problemi me barnatore nuk ka qenë problem i barnatores, barnatoret që kanë shkuar me çmime të ulëta, ata kanë rënë edhe nën çmim të furnizimit. Ato çmime kanë qenë pothuajse minimale e mbijetesës së barnatoreve, por problem kryesorë ka qenë nga furnizuesit”, tha ai.

    Ai tha se gjatë gjithë kohës së pandemisë, barnatoret kanë qenë të atakuar padrejtësisht edhe nga opinion publik por edhe nga instancat tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.