×
  • Lajme
  • Lajme

    ​QKMF në Suharekë pranon 110 vaksina antiCOVID, nesër nis vaksinimi i personelit shëndetësor

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se sot kanë pranuar sot 110 vaksina antiCOVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ndërsa vaksinimi për punëtorët shëndetësorë do të bëhet nesër në QKMF duke filluar nga ora 09.00.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se numri i vaksinave të pranuara nuk i plotëson nevojat e personelit mjekësor, por me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Sot QKMF në Suharekë kemi pranuar vaksinat antiCOVID-19 nga IKSHPK.

    Numri i vaksinave të pranuara është 110 dhe ky numër nuk i plotëson nevojat e personelit mjekësor. Ekipi i vaksinimit në QKMF nga nesër do të fillojë vaksinimin e personelit mjekësor kurse me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave antiCOVID-19 do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe do të njoftoheni me kohë. Vaksinimi për punëtorët shëndetësorë do të realizohet nesër, më datën 07.04.2021 në QKMF duke filluar nga ora 09.00.

    Ndryshe, Kosova në fund të muajit mars mori 24 mijë doza të AstraZeneca, duke qenë vendi i fundit në Evropë që nuk kishte nisur ende vaksinimin kundër COVID-19. Kontingjenti i dytë i vaksinave sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do të ketë 108 mijë doza dhe pritet të arrijë brenda disa javësh.

    Autoritetet kosovare kanë miratuar një Plan të vaksinimit i cili është i ndarë në tri faza.

    Në fazën e parë, sipas këtij plani do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grup-moshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

    Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

    Faza e dytë përfshihen grup-moshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

    Për fazën e parë dhe të dytë do të përdoren vaksinat që Kosova do të marrë nga programi COVAX. Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900.000 persona ose 70 % qind e mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën kundërCOVID-19.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.