Me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërinststirucional për avancimin e rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior NATO, raporton Front Online.
Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar.
Ekzekutivi sot ka miratuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Likuiditet të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami për këtë çështje ka kërkuar që sa më parë të procedohet në Kuvend për ratifikimin e kësaj kredie që parashihet një shumë prej 30 milionë euro me një kosto të volitshme për Kosovën.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private./Front Online