×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qeveria Hoti imune nga përplasjet brenda partnerëve të koalicionit dhe nga mocioni i LVV-së

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Ani pse ka mbi një muaj që kur kanë filluar përplasjet brenda partnerëve të Qeverisë Hoti, bashkëqeverisja mes tyre pritet të vazhdojë. Mospajtimet e ndërsjella në ekzekutiv vet partitë në qeveri nuk i shohin si të domosdoshme për prishje të koalicionit, derisa nuk e shohin të rrezikshme as iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për mocionin e mosbesimit. Të gjitha këto nuk i shohin si serioze për rrëzimin e Qeverisë Hoti as njohësit politikë.

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj thotë për KosovaPress se deri më tani kanë bashkëpunim të mirë me kreun e qeverisë, Avdullah Hoti.

    Balaj-Halimaj: Deri më tani kemi një bashkëpunim të mirë

    Video

    “Ne deri më tani kemi një bashkëpunim të mirë, deri në momentin nuk kemi një mospajtim të madh. Në momentin që ne nuk i besojmë partnerit tonë qeverisës, ashtu siç ia kemi dhënë me votë besimin, ashtu do të mund t’ia marrim, me votë dhe jo deklarime”, thotë ajo.

    E përplasjet ndërmjet partnerëve qeverisës, analisti politik, Fitim Salihu i sheh si një lojë dhe tendencë për të ribalancuar koalicionin qeverisës.

    Salihu: Ka mundur të jetë e rrezikshme, por kur fillon e kalon një kohë e gjatë bëhet si një lojë

    “Fillimisht ka mundur të jetë e rrezikshme, por kur fillon e kalon një kohë e gjatë, bëhet më shumë se një muaj i përplasjeve dhe nuk ka hapa në drejtim të prishjes së qeverisë nga asnjëra nga paritë partnere të koalicionit kjo duket më shumë si një lojë. Një tendencë për të ribalancuar koalicionin qeveritar, secila për të marrë secili që ka aktualisht duke pretenduar që ka marrë më pak se sa meriton sesa një orvatje serioze”, thotë ai.

    Kurse, analisti tjetër politik, Krenar Shala thotë se dallimet ndërmjet partnerëve tregojnë mos kohezionin e brendshëm qeverisës.

    Shala: Kjo tregon kohezionin e brendshëm të qeverisë

    “Kjo tregon kohezionin e brendshëm të qeverisë. Kjo tregon se kjo qeveri është e zorit dhe si rezultat i frikës nga qeverisja e mirë. Mendoj që qeverisja e mirë i ka frikësuara këto partitë e vjetra”, u shpreh Shala.

    Lëvizja Vetëvendosje në fillim të muajit gusht paraqiti iniciativën për fillimin e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. E si arsye për këtë ishte edhe përplasjet ndërmjet vet partnerëve qeverisës, LDK-së dhe AAK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.