×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Putin nuk përjashton rikandidimin si president

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojë përsëri në këtë post, nëse një referendum konfirmon ndryshimin më të madh të kushtetutës në historinë e vendit.

    “Unë nuk kam marrë ende asnjë vendim”, tha Putin për stacionin televiziv shtetëror ”Rasija 1”.

    “Unë nuk jam duke përjashtuar ende mundësinë e kandidimit në detyrë nëse kushtetuta do ta lejojë. Le të shohim”, theksoi ai.

    Rusët do të votojnë mbi pyetjen në një referendum të planifikuar për 1 korrik.

    Nëse ndryshohet kushtetuta e Rusisë, atëherë Putin do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet edhe për 16 vite të tjera, deri në vitin 2036.

    Kushtetuta aktualisht kufizon presidentin me dy mandate në detyrë.

    Putini, i cili ka qenë në pushtet për dy dekada, është udhëheqësi rus ose sovjetik me shërbimin më të gjatë qeverisës që nga koha e Josif Visarionoviq-Stalin.

    Ai ka shërbyer si president ose kryeministër që nga viti 1999.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre....
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sonte stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. Gjatë këtij takimi,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj Lumir Abdixhikut dhe Paris Gurit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penaltë bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.