Policia në Mitrovicë gjatë dy ditëve të vikendit ka vijuar me zbatimin e masave anti-Covid 19, gjithnjë në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë.
Sipas Policisë, angazhimet policore janë ndërmarrë në bashkërendim me mekanizmat tjerë ndër institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave.
“Krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara, përkundër shumë vërejtjeve policore për mosrespektim të masave, në dy ditët e fundit policia ka shqiptuar 134 gjoba. Policia, në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia është e vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit”, thuhet në njoftim.