×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Policia mban ligjërata nëpër shkolla për sigurinë në trafik

    FrontOnline
    02 Tetor 2019

    Njësia e Trafikut Rajonal të Policisë në Mitrovicë, në vazhdën e angazhimeve dhe qasjes aktive në ofrimin e sigurisë në shkolla, ashtu edhe në fushën e vetëdijesimit dhe parandalimit, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020, ka vazhduar me implementimin e planit të veprimit ‘siguria në shkolla’.

    Sipas Policisë, gjatë muajit shtator zyrtarët policorë kanë mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’, ku kryesisht janë përfshirë nxënës të ciklit të ulët.

    “Gjatë kësaj kohe ligjëratat i kanë dëgjuar rreth 600 nxënës të 13 shkollave të ndryshme në rajonin e Mitrovicës. Këto ligjërata janë mbajtur nëpër hapësirat shkollore, ku në këtë fazë janë përfshirë shkollat fillore të cilat kanë qasje në rrugë rajonale dhe magjistrale në komunat Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri. Ligjëratat kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik. Përveç ligjëratave teorike në fushën e sigurisë në trafik, nxënësve u janë ofruar edhe fletëpalosje me ilustrime të rregullave primare e elementare për sigurinë në trafik. Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, si dhe lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor”, thuhet në komunikatën e Policisë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.