×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Policia e Kosovës thotë se ka ulje të trendit të krimit

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Policia e Kosovës, bazuar në realizimin e objektivave strategjike dhe planin e veprimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale, ka arritur rezultate pozitive në uljen e trendit të krimit, përfshirë uljen e veprave penale si grabitjet, vjedhjet dhe vjedhjet e rënda.

    Në një komunikatë për media thuhet se sipas një analizë gjithëpërfshirëse të realizimit të Planit të Punës për 2020, parametrat e matjes së krimit në përgjithësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie. Kështu, veprat penale, për këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie për -6.15% (nga 24631 në 2019, në 23114 në 2020).

    Po ashtu edhe rastet (veprat penale plus incidentet tjera) të iniciuara nga policia, kanë shënuar rënie për -6.31%. Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave të saja, në realizim të Planit të Punës, gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 9715 të dyshuar, ose 12.71% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Po ashtu, numri i personave që janë dërguar në mbajtje është 3870, ose 9.87% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Veprat penale (ato më kryesoret), kundër pasurisë, kanë shënuar një ulje të ndjeshme, ku numri i vjedhjeve ka shënuar ulje, nga 4131 në 3492 ose -15.46%; numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, nga 3421 në 3030 ose -11.42 %, ndërsa numri i rasteve grabitje ka shënuar ulje nga 147 në 127 ose -13.60%.

    Policia e Kosovës, përkundër uljes së trendit të krimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e ç’do rasti, në identifikimin e ç’do personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar një siguri dhe një ambient të qetë për të gjithë, përfundon komunikata.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Kronika07 Shtator 2024
    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.