×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Përmbyllet Flaka e Janarit

    FrontOnline
    31 Janar 2021

    Manifestimi “Flaka e Janarit” sivjet ka sjellë vlerat më të mira në të gjitha shtyllat si trashëgimi kulturore e shpirtërore e cila është e përfshirë në listën kombëtare të Kosovës.

    Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në natën përmbyllëse të festivalit i cili këtë vit iu kushtua heroit të kombit Kadri Zekës.

    Haziri ka theksuar se Gjilani e Anamorava do t’i respektojë të gjithë ata që kontribuuan për shtetin e Kosovës.

    “Kadri Zeka do të kthehet në vendlindje në Gjilan në bronz, në qershor të këtij viti në Ditët e Çlirimit dhe ditët e bardha të lirisë. Ai mbetet figurë e ndriçuar e historisë”, është shprehur Haziri.

    “Flaka e Janarit” në mënyrën më sublime ka nderuar dëshmorët për sakrificën e tyre nëpërmjet vlerave kulturore, duke dëshmuar se Gjilani dhe “Flaka e Janarit” janë qendër kulturore e shqiptarëve në këtë muaj dhe se ky qytet identifikohet pikërisht me këtë manifestim.

    “Fest Flaka” ku janë prezantuar këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare, nuk ka pasur karakter garues. Fillimisht para publikut është paraqitur Mirvete Bajrami – Haziri, që ishte fituesja e parë e “Fest Flakës” me këngën “Monolog i nënave të vëllezërve Gervalla dhe të Kadri Zekës”. Më pas u paraqit Sokol Latifi me këngën “Zëri i atdheut” që ishte kënga fituese e vitit 2019, derisa këndoi edhe Lumturije Shabani – “Mashallah bukurisë sate”, fituese e vitit të kaluar.

    Aurela Krasniqi, që ishte fituese e Festivalit “Kosovarja këndon” u paraqit me këngën “Pranvera filloi me ardhë”, Shkurte Fejza këndoi hitin e saj “Mora fjalë”, Ashik Miftari u paraqit me këngën “T’u iu ngjit Bunës përpjetë”.

    Orkestra Profesioniste e Gjilanit ishte nën dirigjimin e Florentina Rushitit dhe me orkestrimin e Burhan Azizit, kurse më pas pasoi me këngën e Arijanit Hoxhës – “Qu dëshirush me të pa ty”, Majlinda Cikaqi – “Kuq e zi”, Muhamet Sejdiu – “Këngë e rrallë”.

    Në grupin punues të “Fest Flaka” ishin Murat Ismajli, Bekim Rexhepaj e Nehat Ferati, skenografia Bekim Korça, DJ Albani me zërim e ndriçim, Besim Baftiu, mjeshtër toni, gardëroba Menakon dhe grimi Studio Tringa Pajaziti.

    Më pas u paraqitën Liridon Sadriu – “Po i vjen era kajranfilit”, Elona Sadiku – “S’pata fat të jem me ty”, Shkëlzen Jetishi – Xeni – “Dhe Parisin me ma fal, me Gjakovën nuk e ndërroj”, Lumturie Shabani – “Gandi i Ballkanit” dhe Grupi i Këngëtarëve të AKV Gjilani – “Moj Shqipëri djep i lirisë”. Këngët ishin të orkestruara nga Burhan Azizi.

    Me mirënjohje post-mortum janë nderuar Selaman Vokshi dhe Xhevat Ismajli. Me mirënjohje u nderuan edhe këngëtarët, disa nga akterët që kontribuuan në rritën e “Fest Flaka”. Mirënjohje të veçantë mori Izet Kallaba, i cili pati një dedikim për “Fest Flakën” nga SHBA. Organizatori ka nderuar me mirënjohje edhe Shkollën e Muzikës – Gjilan dhe AKV Gjilanin, të cilat i pranuan Kushtrim Jakupi, drejtor dhe Nehat Ferati, udhëheqës i AKV Gjilani.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që nesër të marrin pjesë në votim për Marrëveshjen Ndërkombëtare...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Trendi i konvertime nga feja islame në atë katolike, po vazhdon të jetë në rritje. Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për përvojat e saja të ndalimit në pikat kufitare të Serbisë disa herë kur ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte sot paneliste në samitin “Vital Voices” në Varshavë të Polonisë. Tema e këtij diskutimi ishte “Si...
    Lajme11 Shtator 2024
    Dy zyrtarët komunalë të Drenasit, Xhafer Ramaj dhe Shefqet Morina, të cilët akuzohen për korrupsion, në seancën e të mërkurës, në Gjykatën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.