×
  • Lajme
  • Lajme

    ​PDK në Prizren: VV-ja po dëshmon se nuk ka kapacitete menaxhuese

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Komuna e Prizrenit është ranguar në vendin e 10-të në nivel vendi, sa i përket performancës për shërbimet administrative, duke mos arritur të përfitojë nga granti për përformancë komunale.

    E kjo ka bërë që PDK-ja në Prizren të reagojë dhe kritikoi kryetarin Mytaher Haskuka.

    Kreu i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj në një konferencë për media ka thënë se qeverisja e VV-së po dëshmon se përveç mungesës së kapaciteteve menaxhuese dhe resurseve humane, problem mund të ketë edhe ideologjinë dhe mungesën e një koncepti të avancuar.

    Kjo është komunikata e plotë e PDK-së në Prizren:

    Edhe këtë fillim vit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Agjensinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SDC, Suedinë dhe Norvegjinë, kanë ndarë 4,9 milion euro për Grantin e Performancës Komunale.

    Ky grant për vitin 2020, është bashkëfinancim i fondeve të MAPL-së, në vlerën prej 2,5 milionë euro dhe donatorëve në vlerën 2,4 milionë euro, me qëllim që të shpërblehen Komunat me performancën më të mirë, sipas një sistemi indikatorësh të shpërndarë në tre fusha kryesore:

    1. Qeverisja demokratike,

    2. Menaxhimi Komunal dhe

    3. Ofrimi i shërbimeve publike.

    Ky sistem e bën Kosovën vendin e vetëm në rajon, ku ekziston një sistem i avancuar institucional, i cili nxitë konkurrencën ndërmjet Komunave dhe njëkohësisht u jep mundësi qytetarëve, të mbajnë përgjegjës lidershipin komunal, që të jenë llogaridhënëse dhe të punojnë në rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale për qytetarët.

    Vlerësimi i performancës Komunale për grantin e vitit 2020, shpërblen 23 komuna, si dhe ndanë shpërblimin shtesë për 3 komunat me performancën më të mirë.

    Komunat përfituese janë: Pejë, Junik, Gllogoc, Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Hani i Elezit, Klinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Viti, Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Shtërpcë, Mamushë dhe Leposaviq.

    Ndërkaq, 3 komunat me performancën më të mirë, të cilat marrin një grant shtesë janë:

    1. Komuna e Pejës-vendi i 1-rë,

    2. Komuna e Junikut-vendi i 2-të dhe

    3. Komuna e Lipjanit-vendi i 3-të.

    Sikur që po vërehet, Komuna e Prizrenit nuk e ka arritur as minimumin e pikëve, për të konkuruar e lëre më për të fituar.

    Poashtu një vlerësim tjetër i performancës së Komunave nga Ministria respektive, bazuar në kriteret relevante të matjes së peformancës, e ka vendosur Komunën e Prizrenit në vendin e 23-të, që është nën mesataren, si dhe në vendin e 24-të Prishtinën.

    Sipas një klasifikimi tjetër, Komuna e Prizrenit është ranguar në vendin e 10-të në nivel vendi, sa i përket performancës për shërbimet administrative.

    Rangimi i Komunave është bërë nga Ministria e Pushtetit Lokal për:

    • Shërbimet publike administrative,

    • Efikasitetin e shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve si dhe

    • Shqyrtimin e kërkesave të personave fizik dhe juridik.

    Vlen të përmendet se para Komunës së Prizrenit, kanë dalur disa Komuna të vogla si: Rahoveci që është radhitur i pari, pastaj Suhareka, Vitia, Istogu, Lipjani etj.

    Specifikisht po i përmendim këto 2 Komuna: Prizrenin dhe Prishtinën, sepse Prishtina ka qenë e udhëhequr nga VV dhe po dëshmohet se përveç mungesës së kapaciteteve menaxhuese dhe resurseve humane, problem mund të kenë edhe ideologjinë dhe mungesën e një koncepti të avancuar qeverisës.

    Kjo qasje se si qeveriset në Prizren, kryesisht bazohen në reklama e ankesa dhe gjithmonë në kërkim të fajit diku tjetër, e asnjëherë tek vetvetja.

    Qyteti i Prizrenit në vazhdimësi po ballafaqohet me pasoja të kësaj filozofie dhe mënyre të qeverisjes, ku asgjë nuk respektohet, përfshirë këtu edhe partnerët e koalicionit që e sollën në pushtet VV-në. Rangimet e Komunave bazuar në matje të performancës sipas kritereve, janë argumente që e mbështesin këtë pohim e që Komuna e Prizrenit ka dalur shumë keq.

    Vlen të theksohet se deri sa ishte në pushtet PDK, Komuna e Prizrenit ka qenë e vlerësuar me performancë shumë më të mirë, se kjo qeverisje që aktualisht jemi duke e parë.

    Kur kësaj që u tha sot, i’a shtojmë edhe shumë deficite tjera në performancë, për të cilat kemi folur dhe do të flasim në vazhdimësi, atëherë vërehet se kush është shkaktar i kësaj gjendje të rënduar tej mase në Komunën e Prizrenit.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    580.4 milionë euro është vlera e mallrave të importuara, e 87.3 milionë euro e atyrë te eksportuara, sipas të dhënave të Agjencisë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull dhe ngrica...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Vip22 Nëntor 2024
    Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga opinionistja Olta...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.