×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Paraburgim kundër 4 të pandehurve, për dy vepra penale

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.L., H.Z. dhe M.K. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Dhe veprën penale secili veç e veç Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe të pandehurit E.I, për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366 paragrafi 2 të KPRK-së.

    Sipas komunikatës nga Gjykata, Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.L., H.Z., dhe M.K. nga 17.10.2020 deri më 25.03.2021, në Ferizaj dhe disa qytete të Kosovës, në kundërshtim me Ligjin mbi Armët, në bashkëkryerje kanë importuar armë – pistoleta, pushkë automatike, armë ushtarake zollë, pushkë gjuetie, si dhe municion dhe pajisje të tjera për armë nga Republika e Maqedonisë, të cilat i kanë shitur nëpër vende të ndryshme të Kosovës, disa prej të cilave janë sekuestruar nga policia me rastin e zbatimit të urdhër – kontrollit në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve.

    Po ashtu gjykata ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.L., H.Z., M.K dhe E.I. me 25.03.2021, gjatë kontrollit të policisë në shtëpitë e tyre dhe objekte tjera përcjellëse, kanë poseduar pa autorizim armë në kundërshtim me Ligjin mbi Armët.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Sipas vlerësimit të gjykatës, janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat ligjore të KPPRK-së, marr parasysh se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të pandehurit, por edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm, dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjenden të pandehurit në liri mund të ndikojnë tek dëshmitarët, e që prokuroria ka vlerësuar se do ti identifikoj gjatë fazës së hetimeve, e po ashtu ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë tek njëri tjetri, si bashkëpandehur në këtë procedurë penale, në mënyrë që të njëjtit të deklarohen në favor apo në dëm të ndonjërit nga të pandehurit, andaj po të gjendeshin në liri, do të ekzistonte rreziku real dhe potencial që do të shpinte deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në bashkë të pandehurit.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë javës së kaluar janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave...
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë idenfitikuar tre mjete të dyshuara të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar,...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një person është gjetur i vdekur në Pejë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se viktima ka humbur jetën në rrethana ende...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet votimi i raportit vjetor...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër, shkruan...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.