×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani shpalos masat kundër COVID-19 para BB-së dhe FMN-së

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Nën organizimin e Rrjetit parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në cilësinë e panelistes kryesore mori pjesë në konferencën virtuale ndërkombëtare mbi rolin e parlamenteve përgjatë pandemisë globale COVID-19. Osmani njëkohësisht është edhe anëtare e bordit të këtij rrjeti.

    Në këtë konferencë, kryeparlamentarja Osmani ka diskutuar për nismën legjislative për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si dhe për të gjitha masat e tjera të ndërmarra nga Kuvendi i Kosovës, e të cilat ndërlidhen direkt me menaxhimin e pandemisë. Në këtë kontekst, Osmani foli edhe për masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit në luftimin dhe parandalimin e pandemisë, si për nevojat imediate të sistemit tonë shëndetësor. Osmani poashtu ka përmendur projektet e Bankës Botërore, të cilat janë duke u realizuar në Kosovë dhe të cilat kanë ndikim direkt në luftimin e pandemisë.

    Osmani, poashtu ka folur mbi rëndësinë e zvogëlimit të dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia, si dhe rolin shumë të rëndësishëm të Bankës Botërore në ofrimin e asistencës për Republikën e Kosovës për të tejkaluar sfidat nga përballja me COVID-19. Pjesëmarrës në konferencën virtuale parlamentare për pandeminë ishin ligjvënës e ministra nga e gjithë bota si dhe menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore.

    Qëllimi i konferencës ishte diskutimi dhe koordinimi ndërparlamentar se si të ndërmerren veprime të shpejta dhe të koordinuara për të zbutur efektet negative njerëzore dhe ekonomike të COVID-19. Ky takim ka shërbyer si platformë për parlamentarët për të mësuar më shumë rreth pandemive, përvojave dhe praktikave më të mira të parlamenteve në mbarë botën, si dhe rolin e Grupit të Bankës Botërore në ofrimin e këshillave të politikave, asistencës teknike dhe ndihmës emergjente të përshtatura për nevojat unike të vendeve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.