×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    “Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një pritjeje që u bëri përfaqësuesve të disa organizatave të të rinjve, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

    Sipas komunikatës së lëshuar ngë Kuvendi, Osmani u tha aktivistëve rinorë të rrjetit global të të rinjve, Global Shapers Community, Hope Lipjan dhe Qendrës së Rinisë në Drenas se transformimi i vërtetë i një shoqërie nis nga edukimi i mirëfilltë i të rinjve dhe krijimi i mundësive për ushtrim të kreativitetit të tyre.

    “Këto janë parakushte për realizimin e aspiratës suaj për ta transformuar shoqërinë dhe për krijimin e hapësirës së domosdoshme vepruese për ju”, u tha atyre Osmani.

    Krahas edukimit, kryetarja Osmani diskutoi me ta edhe për domosdonë që të rinjve t’u ofrohen më shumë shanse për të zhvilluar punë praktike në institucionet e vendit, si dhe mundësi për punë vullnetare, si periudhë kalimtare ndërmjet edukimit formal dhe tregut të punës. Kjo, sipas znj. Osmani është shumë e rëndësishme, sidomos në vendet sikur Kosova, ku shkalla e papunësisë së të rinjve është ende shumë e lartë.

    Në anën tjetër, përfaqësuesit e të rinjve e falënderuan znj. Osmani për pritjen dhe theksuan se e shohin si tepër të rëndësishëm krijimin e urave lidhëse ndërmjet organizatave rinore dhe vendimmarrësve politikë, ngase adresimi i problemeve të të rinjve te vendimmarrësit mund ta rrisë hapësirën kreative për të rinjtë, por, po kështu ndikon ndjeshëm edhe në rritjen e besueshmërisë së tyre në institucionet e vendit.

    Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që të rinjve t’u krijohen mundësi që problemet e tyre t’i adresojnë drejtpërdrejt te vendimmarrësit.

    “Bashkëpunimi është jetik për rikthimin e besimit të rinisë në institucionet e vendit”, thanë përfaqësuesit e këtyre organizatave.

    Sipas tyre, ndërlidhja me Kuvendin e Kosovës, si institucion përfaqësues përbën motiv për angazhimin e të rinjve në jetën e përditshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.