×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani kujton masakrën e Lubizhdës, kërkon që autorët të dalin para drejtësisë

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar se 22-vjet më parë në Lubizhdë të Hasit, Batalioni i Dytë i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave, mizorinë e vetë e tregoi duke ekzekutuar 40 burra, gra e fëmijë.

    Osmani ka shkruar në Facebook se përgjatë luftimeve ranë edhe 14 dëshmorë të UÇK-së dhe disa nga të vrarët janë konsideruar të zhdukur e më pas janë gjetur në varre masive në Has.

    “Pas identifikimit në shtator të vitit 1999 janë varrosur në varrezat e dëshmorëve e martirëve në këtë fshat. Përveç 300- shtëpive të dëmtuara, forcat serbe dëmtuan edhe objekte të trashëgimisë shpirtërore. Të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lubizhdës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz. Më shumë se dy dekada, asnjë përgjegjësi nga askush. Ndaj, banorët e këtij fshati do të gjejnë paqen kur autorët të vihen para drejtësisë. Një mision i yni që nuk do të ndalojë asnjëherë. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Lubizhdës”, ka shkruar ajo.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ditën e ka nisur në një familje artistësh. Ai mëngjesin e sotëm ka vizituar...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, sërish e ka quajtur “spiun” të Serbisë shefin e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se Qeveria “nuk ka arritur ta planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Më 7 tetor, komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, i kishte dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit, se nëse nuk gjendet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 12:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me iniciativë të AAK-së. Në rend dite...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth çështjes së ushqimit të...
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë javës së kaluar janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.