Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë (CCIVlora) filluan fazën e implementimit të projektit nga Western Balkans Fund, i cili synon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e kohezionit në rajonin WB6, e sidomos në rrethanat me pandemi.
Takimi i parë mes partnerëve u realizua në Vlorë, me qëllim që partnerët të kuptojnë më mirë detyrat e secilit në identifikimin e ndikimit të masave të mbrojtjes ndaj COVID-19, sa ka ndikuar në ekonominë dhe performancën e biznesit në të gjitha palët kontraktuese në rajon, si dhe pasojat e krizës.
Pjesë e këtij takimi ishin financuesit e projektit nga WBF Dafina Beqiri dhe Dijana Spalevic, të cilat theksuan që prioritet i këtij fondi është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e bashkëpunimit reciprok në vendet e rajonit.
Të gjitha informacionet dhe gjetjet e mbledhura do të paraqiten në një konferencë të përbashkët rajonale, e cila do të mbahet në Prishtinë.