×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​OAK mban takim të përbashkët me bizneset dhe ministrin Vesel Krasniqi

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot ka mbajtur një takim të përbashkët me bizneset prodhuese dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqin, për të diskutuar për problemet e bizneseve prodhuese në vend dhe mundësitë e ofrimit të përkrahjes dhe krijimit të lehtësirave për këtë sektor.

    Pikat kyçe të trajtuara gjatë këtij takimi ishin funksionalizimi i Ligjit për Tregti të Brendshme, shtyrja e afatit për konsultim publik të Ligjit për Investime Strategjike, ulja e TVSH-së në turizëm dhe hoteleri, Ligji për Investime Strategjike, TVSH-ja të paguhet në inkasim dhe jo në faturim, lirimi i lëndës së parë edhe për blerjet nga vendi, të krijohen oferta për bizneset, të subvencionet bizneset për kalimin e gjendjes së krijuar.

    Gjithashtu u diskutua edhe problemi i vendimeve të marra ad-hoc nga Qeveria e Kosovës pa konsultim paraprak me bizneset, gjë që po i dëmton jashtëzakonisht shumë këto të fundit dhe njëkohësisht këto vendime po janë edhe të paqarta për bizneset dhe subvencionimi i eksportit dhe importit me 10 për qind.

    OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merren parasysh këto kërkesa të bizneseve me qëllim të përkrahjes dhe krijimit të lehtësirave që do të ndihmonin sado pak bizneset që janë duke u ballafaquar me valën e dytë të pandemisë, e të cilat fatkeqësisht ende nuk janë këndellur nga vala e parë e COVID-19.

    Gjatë këtij takimi bizneset patën mundësinë t’i paraqesin kërkesat konkrete të tyre para ministrit Vesel Krasniqi, me ç’rast ky i fundit shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në çfarëdo forme.

    Ministri Veseli falënderoi OAK për dhënien informacioneve të vazhdueshme mbi kërkesat dhe problemet e bizneseve dhe theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim dhe do të ofrojë përkrahje maksimale për prodhuesit vendorë duke premtuar se do të vizitojë këto biznese me qëllim të familjarizimit nga afër me problemet e tyre.

    Ai theksoi se një nga problemet kryesore që po shkakton dëme në të bërit biznes në vend është mos funksionalizimi i Ligjit për Tregti të Brendshme dhe pengesave tjera ligjore.

    Më poshtë mund t’i gjeni kërkesat e plota që bizneset i adresuan gjatë këtij takimi e të cilat iu përcollën edhe me shkrim ministrit Krasniqi dhe kabinetit të tij:

    1. Qeveria të ketë vendime konkrete me rastin e një vendimi të kufizimit dhe paralajmërimi për një vendim të tillë të jetë së paku një javë më herët si dhe me këtë rast të ketë konsultim paraprak me bizneset. Arsye për këtë është se bizneset janë të pakënaqura me vendimet e paqarta dhe të shpejta që është duke i ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

    2. Të rritet kontrolli i inspektorëve në terren në mënyrë që të kemi kufizime më të vogla.

    3. Ripërsëritje e kërkesës për lirim të lëndës së parë për prodhuesit vendorë.

    4. Bizneset kërkojnë që shteti të furnizohet nga prodhimet vendore si masë përkrahëse për bizneset të cilat gjenden në gjendje të rëndë, si pasojë e pandemisë.

    5. Urgjent të lirohet nga TVSH-ja me rastin e blerjes së lëndës së parë në vend

    6. Të përkrahet prodhimi vendor me 10 për qind në blerje dhe eksporti me 10 për qind në shtije jashtë vendit.

    7. Të shihet mundësia e vendosjes së akcizës në plastikë.

    8. Të rritet kontrolli i AVUK-ut në kufi duke bërë analiza të produkteve. Arsye për këtë është deklarimi i dyshimtë i kualitetit në raport me produktin që deklarohet.

    9. Të subvencionohet grumbullimi i qumështit me 3 centë për litër.

    10. Problemi te linjat e prodhimit. Lirohet linja e prodhimit ndërsa nëse kërkohet pjesë shtesë biznesi detyrohet të paguaj TVSH gjithashtu nëse vjetrohet një pajisje duhet të zëvendësohet biznesi sërish duhet të paguajë TVSH-në.

    11. Të përkrahet rritja e punësimit në biznese me 2 deri në 4 mijë euro në vit për punëtorë.

    12. Të përkrahen prodhuesit vendorë duke mos i detyruar që me rastin e hapjes së ndonjë marketi të ri të detyrohen të paguajnë shuma të mëdha.

    13. Ripërsëritje e problemit, me rastin e dorëzimit të parave të imta në bankat komerciale si rezultat i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, që për çdo dorëzim të parave të imta në bankat komerciale biznesi detyrohet të paguajë 5 deri 8 për qind të shumës së dorëzuar.

    14. Ripërsëritje e kërkesës së bizneseve, që në rast se një konsumator paguan me kartelë në POS-in e biznesit, ky i fundit detyrohet t’i paguaj Bankës Komerciale 1.5-3 për qind të shumës së shitur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e fundit. Presidenti...
    Ekonomi06 Nëntor 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës, ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave për periudhën janar-tetor 2024, duke mbledhur 83.5 milionë...
    Ekonomi01 Nëntor 2024
    Punonjësit e sektorit publik në Kosovë mund të marrin paga me rritje nga janari i vitit të ardhshëm, siç u premtoi kryeministri...
    Të tjera
    Vip10 Nëntor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi pati fjalët më të mira për gruan e tij. Ai tha se nuk...
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Bitcoin ka shënuar rekord të ri duke kaluar kufirin e 80,000 dollarëve! Kjo rritje e pabesueshme vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me mërgatën në Shtutgart. Përmes një postimi në Facebook, Hamza u shpreh se...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Një person ka vdekur tragjikisht në vendin e punës duke rënë objekti banesor në Prishtine Për këtë ka shkruar gazetari Arsim Lani...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka falur persona që e sulmuan javë më parë. Këtë e ka bërë të...
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulmet e tyre më të mëdha me dron kundër njëra-tjetrës, që nga fillimi i luftës. Sipas mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.