×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Njeriu i Putinit kandidat për të parin e shërbimit inteligjent malazez

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Siç njoftojnë mediat malazeze, Milan Knezheviq, një nga liderët e koalicionit të partive pro-ruse e serbomëdha, të mbledhura rreth “Frontit Demokratik”, përflitet si kandidati kryesor për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – ANB të Malit të Zi,Një gjë të tillë Knezheviq nuk e ka pohuar e as mohuar. I pyetur nga gazetarët ai ka deklaruar se në rast që emërohet drejtor i ANB-së, qëllimi kryesor i punës së tij do të jetë siguria.

    Ai është i njohur për deklaratat e tija, në të cilat shprehë dashurinë e pa rezervë për Rusinë, Putinin, Serbinë, Kosovën (si pjesë e Serbisë) dhe urrejtjen për NATO-n, SHBA-në dhe vendet perëndimore.

    Gjatë vizitës që presidenti rus Vladimir Putin kishte në Beograd, me 17 Janar 2019, si i ftuar ishte edhe Milan Knezheviq, i cili nga Podgorica në Beograd kishte fluturuar me aeroplan special. Knezheviq pos që kishte marr pjesë në drekës solemne të shtruar për nderë të Putin, kishte pasur dhe një takim me Putinit, ku pos tij ishin edhe lideret tjerë të “Frontit Demokratik”, Andrija Mandiq dhe Goran Daniloviq.

    Organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë, malazeze, kishin implikuar Knezheviqin, si pjesë e grupit që kishin organizuar tentimin për grushtet, në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të 16 tetorit të vitit 2016. Pos liderëve të “Frontit Demokratik”, pjesë e grupit që kishin organizuar grushtetin ishin dy pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse, Eduard Shishmakov e Vladimir Popov, ish drejtori i xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiq, si dhe element ekstremist nga Serbia dhe Mali i Zi.

    Bazuar në të dhënat e hetuesisë malazeze, Knjezheviq gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishte vizituar Rusinë një herë, ndërsa gjatë vitit 2016 kishte shumë vizita në Moskë, duke filluar nga shkurti, ndërsa intenzivisht nga fundi i qershorit dhe gjysma e parë e korrikut, kur edhe llogaritet se ishin bërë përgatitjet për grushtet.

    Knezheviq gjatë vizitave të tij në Moskë kishte takime më zyrtarë të lartë të partisë së Putinit, “Rusia e Bashkuar”, ku një nga ta është, Sergej Zheleznjak, nga i cili edhe kishte marr instruksione se si duhet të silleshin pas zbulimit të tentimit për grushtet.

    Knezheviq gjatë vizitave në Rusi, kishte takuar edhe persona që vijnë nga sfera ushtarake dhe e sigurisë, si Leonid Reshetnjikov, i cili ishte drejtor i Shërbimit të jashtëm inteligjent rus-SVR. Reshetnjikov, më pas kishte hapur institutin për studime strategjike-RISI, për të cilin thuhet se punon për interesa të shërbimeve ruse. RISI kishte hapur degën e tij edhe në Beograd, me qëllim që të mbulon vendet e Ballkanit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore ndërsa ushtria ukrainase rrëzoi 50 nga 73...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Policia ka përgënjeshtruar pretendimet se në vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani disa ditë më parë pranë shkollës Fan Noli është i implikuar...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u kërkoi bashkatdhetarëve në Londër që ta votojnë atë në zgjedhjet e pranverës. Shefi i Partisë Socialiste...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se ka...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dhënë një lajm të ri pak minuta më parë në llogarinë e saj në Facebook. Ajo...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka marrë pjesë mbrëmë në një koncert të zhvilluar në Gjakovë në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në konventën politike të...
    Sport24 Nëntor 2024
    Lille është duke udhëhequr ndaj Rennes, në kuadër të Ligue 1. Golin e ka realizuar kush tjetër pos Edon Zhegrovës, i cili...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Nuk kanë munguar incidentet në takimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe. Kreu i qeverisë shqiptare u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.