Është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, në Gjykatën Themelore në Pejë.
Seanca dëgjimore ndaj kryetarit Rugova është duke u mbajtur e mbyllur për medie.
Ndryshe kujtojmë se kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova së bashku me nënkryetarin Lulzim Blakaj, u arrestuan me datën 9 tetor, nën dyshimin për keqperdorim pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.