×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në Malishevë regjistrohen edhe tri raste të reja me COVID-19

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja të prekur me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i personave aktiv me COVID-19 në këtë komunë është 32 raste.

    Personat e prekur me COVID-19 në ditën e sotme janë nga këto vendbanime: 1 Bubavec, 1 Ngucat dhe 1 Panorc.

    Shtabi komunal emergjent, edhe njëherë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, që ti zbatojnë masat mbrojtëse të cilat janë të rekomanduara nga institucionet shëndetësore në vend, me qëllim të mbrojtjes dhe mos përhapjes së virusit.

    “Pandemia e COVID-19, çdo ditë e më tepër po shkon duke u përhapur në vendin tonë, e rrjedhimisht edhe në komunën tonë. Prandaj, është më tepër se e domosdoshme që të zbatohen masat mbrojtëse, të mbajmë maskat mbrojtëse, të mbajmë distancën, të mbajmë higjienën dhe të mos frekuentojmë vendet ku ka shumë njerëz, pasi kështu po përhapet virusi”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent.

    Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 127 raste të prekur, prej tyre 88 janë shëruar, 32 janë raste aktive dhe 7 persona kanë përfunduar me vdekje.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së  Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, duke folur për raportin e fundit të Bankës Botërore, ku ndër të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Këtë tetor, René Clinic i ka dedikuar përpjekjet e saj nderimit të forcës dhe qëndresës së grave që kanë fituar një nga...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të rrugës në ndërtim Prishtinë-Podujevë. Punimet e kësaj rrugë ai i ka...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati. Kjo pasi Murati, ka...
    Vip17 Tetor 2024
    Prej disa kohësh Sara Hoxha ka qenë e distancuar nga ekrani. Tashmë përflitet për ndarjen me Ledri Vulën, po Sara ende nuk...
    Lajme17 Tetor 2024
    Pas takimeve me zyrtarë qeveritarë në Paris, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza agjendën e vazhdoi me një takim të rëndësishëm në Organizatën...
    Lajme17 Tetor 2024
    Në ditët e fundit u mbajtën tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, për shkak të skandaleve që kanë prekur partinë...
    Lajme17 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, të thirrura nga opozita. Avokati, Tomë Gashi thotë se bojkoti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.