×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Ndryshime në qeverinë shqiptare/ Olta Xhaçka ministrja e re e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Ndryshime në kabinetin qeveritar kanë ndodhur ditën e sotme, ku Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

    Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Twitter.Ai ka falenderuar Gent Cakajn për punën gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa vendosi të rikthejë Peleshin në qeveri.

    “Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.

    Karriera politike e Niko Peleshit:

    Niko Peleshi ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë me Medalje të Artë. Ai ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet (2001-2004) ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

    Karriera politike e  Peleshit fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion përreth 1 vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.Prej Shtatorit të vitit 2013 Peleshi emërohet Zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mban deri në maj 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai zgjidhet deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste.

    Karriera politike e Olta Xhaçkës:

    Olta Xhaçka ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë Clark University në Masaçusets të SHBA-së. Përpara angazhimit të saj politik, Xhaçka ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar lektore e shkencave politike në Universitetin e Neë York Tirana.

    Prej vitit 2009,  Xhaçka është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë. Si aktiviste e të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe si kryetare e Forumit të Grave Socialiste, znj. Xhaçka ka drejtuar prej vitit 2014 Nënkomisionin Parlamentar për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe ka qenë anëtare e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Në mars 2017, Xhaçka emërohet ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ajo është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste që prej vitit 2010.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Qeveria Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se Izraeli mund ta ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza, duke përdorur armët...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk dënoi të gjitha aktet që rrezikojnë hyrjen dhe shpërndarjen e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Dhjetra mijëra fermerë të zemëruar polakë protestuan sot në qendër të Varshavës kundër politikave të klimës së Bashkimit Evropian dhe kundër qeverisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një “zgjerim të zonës së operacionit” në Rafah të enjten vonë, tha një zyrtar izraelit. Kjo...
    Kronika10 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor. Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Sport10 Maj 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë. Pas një ndeshje të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.