Seanca e Kuvendit ka mbyllur punimet për të vazhduar të hënën me pikat e mbetura. Ndërsa nesër vazhdon seanca në të cilën pritet të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes, kryeministri Hoti.
Në seancën e sotme ishin në rend dite projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike, por që asnjëri nuk mori votat e duhura.
Ndërsa deputetët me shumicë votash votuan marrëveshjen e IPA-së.
Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.