×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ndërpritet furnizimi me ngrohje në Prishtinë

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Ndërmarrja “Termokos” njofton konsumatorët se për shkak të rënies nga sistemi të dy blloqeve të Termocentrali Kosova B dhe pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi të detyruar, që të ndërpresim furnizimin me energji ngrohëse.

    “Termokos” thotë se kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme derisa të rikthehet në funksion TC Kosova B, gjë që do të krijojë parakushtet për vazhdimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët.

    “Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është kjo sezoni i gjashtë me radhë që NP ‘Termokos’ dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “Termokos”.

    Të vetëdijshëm për nevojën e konsumatorëve tanë për ngrohje këtyre mëngjeseve të ftohta , “Termokos” shpreson në mirëkuptimin e tyre, në pritje të rikthimit të shpejtë në funksion të TC Kosova B dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me mundësitë për koalicione...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai në Rubikon me Adriatik...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e krijuar sa i përket çështjes së numërimit të votave të...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë një postim në Facebook, ku shihet në tavolinë duke ngrënë iftar, siç shkroi,...
    Lifestyle13 Mars 2025
    Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se...
    Lajme13 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Drejtorin Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për Evropë dhe Azinë...
    Lajme13 Mars 2025
    Gazetari Adriatik Kelmendi nëpërmjet një postimi ka komentuar figurën e Hashim Thaçit si një lider i vërtetë i një shteti. Kelmendi ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Takimi në Zyrën Ovale midis presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, po vazhdon ende. “Ukraina ka rënë...
    Lajme13 Mars 2025
    Prishtinë- Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, është ndëprerë seanca fillestare të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.