×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nasim Haradinaj: Në Speciale po mbahem padrejtësisht

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë para gjykatësit në Hagë se po mbahet padrejtësisht aty.

    Ai edhe në Hagë ka përsëritur se nuk e njeh Gjykatën Speciale.

    “Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh. Jeni me afat të skaduar prej 2 gushtit”, tha Haradinaj.

    Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale.

    “Kemi 150 mijë nënshkrime nga popullata që jemi kundër kësaj gjykate, faqezinjtë tanë deputetët për rroga të veta e kanë sjellë popullit këtu sot”, shtoi ai.

    Haradinaj tha se është arrestuar padrejtësisht nga policia e EULEX-it.

    “Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim, keni shkelur të drejtën e mendimit të lirë”, tha ai.

    Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1505610833160403

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ajo...
    Lajme16 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (Guxo), Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në...
    Lajme16 Maj 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Suharekën, ku ka njoftuar rikthimin e Blerim Kuqit në radhët e kësaj partie. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ndërsa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar të gjithë liderët europianë,...
    Lajme16 Maj 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se peshku në tregun e Kosovës është i  sigurt për  konsum. Në një njoftim të...
    Lajme16 Maj 2025
    Në Bazën e Njësive Speciale “Vrella”, është zhvilluar me sukses një trajnim i përbashkët ndërmjet Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese të...
    Vip16 Maj 2025
    Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Mbështetësit e Partisë Demokratike u grumbulluan në bulevardin “Zogu i Parë”, rreth orës 17:30, pranë sheshit “Skënderbej”, ku mbahet samiti i liderëve...
    Lajme16 Maj 2025
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, u takua me shefin e Misionit Eulex, Giovanni Barbano. Në njoftimin e ambasadës italiane thuhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.