×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nagavci: Shkurtimi i buxhetit për arsim, pasojë e vendimeve kontradiktore të Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me shkurtimin e buxhetit për arsimin.

    Duke përkujtuar se viti i ri shkollor do ta gjejë me buxhet të shkurtuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Nagavci një gjë të tillë e sheh si pasojë e vendimeve kontradiktore të Qeverisë Hoti, e cila sipas saj nuk ka plane dhe strategji të mirëfilltë për zhvillimin e vendit.

    “Buxhetin e Ministrisë së Arsimit që do të duhej ta shtonin, e shkurtuan për 12.5 milionë euro më pak se sa që kishte planifikuar Qeveria Kurti. Investimeve kapitale në arsimin para universitar që prekin direkt procesin mësimor nëpër komuna, u shkurtuan në shumën prej 5.7 milionë euro. Ndërsa zvogëlimit nuk i ka shpëtuar as arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta që me rishikim ka 173 mijë euro më pak”, shkruan Nagavci në Facebook.

    Sa për krahasim, Nagavci përmend se buxheti për arsim 2020 në Qeverinë Kurti ishte 76,540,015 euro, ndërsa në Qeverinë Hoti, pas rishikimit të buxhetit, kjo shifër është më e ulët – 63,016,678 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë,...
    Lajme04 Janar 2025
    Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Situata në pikat kufitare të Kosovës, ku ka pritje të gjata të qytetarëve për të dalë nga Kosova, s’ka përmirësim, shkruan Gazeta...
    Lajme04 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i...
    Lajme04 Janar 2025
    Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt gjatë gjithë procesit gjyqësor mbi 4 vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.