×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Musliu: Putini e do një Siri tjetër në Bjellorusi

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Diktatori rus Vladimir Putin, ka deklaruar për mediat e kontrolluara nga vet ai se, Rusia ka krijuar një forcë të veçantë që përbwhet nga oficerë të zbatimit të ligjit, që në rast nevoje të ndërhyjë në Bjellorusi.

    Në intervistën që e ka dhënë për kanalin televiziv Rusia 1, Putin thotë që kjo forcë është krijuar me “kërkesë të presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për t’u përdorur ndaj elementëve ekstremistë, për të mbrojtur pronat nga dëmtimi dhe vjedhjet”.

    Lidhur me këtë, për KosovaPress është deklaruar eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili ka thënë se, kështu Putini po e bën Bjellorusinë një Siri tjetër.

    “Shikojeni në cilat vende ka ndikim Putini? Në vendet ku ka totalitarizëm, ku nuk ka demokraci. Në Siri Asadi është në pushtet qe 20 vjet, kurse Lukashenko në Bjellorusi qe 26 vjet. Këta e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe i luftojnë qytetarët e tyre”, ka deklaruar Musliu.

    Më tej, ai ka shtuar se, në Bjellorusi pritet që të eskalojë situata.

    “Ndërhyrja e Lukashenkos do të bëhet edhe më e ashpër, por e mira është që qytetarët duket se janë të vendosur që t’i rezistojnë sistemit diktatorial të tij. Kjo e bën të ardhmen e sigurisë në këtë shtet të diskutueshme, dhe të paparashikueshme”, ka thënë ai.

    Protestat në Bjellorusi kanë filluar me 9 gusht, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet presidenciale, kur komisioni qendror zgjedhor njoftoi se Aleksandër Lukashenko kishte fituar mbi 80% të votave. Gjatë protestave në qytetet bjelloruse janë arrestuar mijëra protestues, ndërsa në mesin e protestuesve ka edhe të vrarë.

    Deklaratës së Putinit për krijimin e forcës policoro-ushtarake i kishte paraprirë fluturimi enigmatik i aeroplanit të Shërbimit inteligjent rus-FSB, i cili në aeroportin e Minskut kishte pasur së paku dy fluturime. Në pyetjen që gazetarët ia kishin bërë zëdhënësit të presidencës ruse, Dimitry Peskov, për motivet e fluturimit të aeroplanit të FSB-së për në Minsk dhe se a kishte qenë në aeroplan drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov, Peskov ishte përgjigjur se nuk ka informacione./

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.