×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Moti gjatë kësaj jave

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore parashihen më shumë në zona kodrinoro-malore.

    Kështu thuhet në njoftimin e Prishtina Weather, sipas së cilës java në vijim do të fillojë me kushtet që po mbretërojnë ditëve të fundit, me mot më të ngrohtë, kryesisht me diell e herë herë me vransira kalimtare, derisa temperaturat rriten deri në 20C ditën e hënë.

    “Mirëpo nga dita e martë parashihet përkeqësim i motit, me periudha të të reshurave në ditët e ardhshme. Edhe temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e mundësi për reshje bore mbeten kryesisht në vise kodrinoro-malore. Ditën e martë reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën e premte mbetet mot kryesisht me vransira, por pa gjasa për të reshura.Cilësia e ajrit në përgjithësi mbetet në vlera mesatare dhe të pranueshme në dy ditët e ardhshme. Ditën e hënë e të martë mbi vendin tonë priten depërtime edhe të koncentrimit të pluhurit saharian, që herë-herë rrit koncentrimin e ndotësve ajror e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta. Ditën e mërkurë parashihet qarkullim më i mirë ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme.12.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me vransira kalimtare. 13.04 – Më freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, që vende-vende ka gjasa të shoqërohen edhe me bubullima. 14.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise kodrinoro-malore edhe reshje bore. 15.04 – Mbetet ftohtë, kryesisht me vransira dhe herë herë me reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinoro-malore me borë.16.04 – Kryesisht me vransira, por pa mundësi për të reshura. Ditën do të ketë edhe intervale me diell”, thuhet në njofitm.

    Temperaturat nga dita e martë pësojnë rënie, sipas Prishtina Weather, minimalet nga 6C, deri ditën e premte zbresin edhe në 0C. Maksimalet të hënën rriten në 20C, e më pas pësojnë rënie dhe luhaten nga 7C deri 10C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, nga dita e mërkurë nga verilindja 4-10m/s.

    Shtypja atmosferike deri të martën me tendencë të rënies përreth vlerave normale, më pas në rritje.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Misioni Amerikan në NATO e ka njoftuar që ushtarët e tyre e kanë përfunduar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës. “Ushtarët amerikanë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sulmin terrorist në Banjskë, sot kanë dalë para gjykatës. Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Reporteri mëson se zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kompania e njohur kosovare Prishtina Ticket, vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore dhe më e sigurt për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Krimi në familjet shqiptare që jetojnë në Itali ka goditur sërish. Ngjarja e radhës është regjistruar në San Felice a Cancello, në...
    Sport09 Tetor 2024
    Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjoergjisë. Departamenti i Komunikimit në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.