×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mosmiratimi i buxhetit pamundëson organizmin e zgjedhjeve dhe zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti me çka edhe zyrtarisht vendin e çon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme, ka gjetur vendin në këtë fundvit pa miratimin e projektbuxhetit për vitin 2021.

    Njohës të zhvillimeve ekonomike dhe biznesmenë vlerësojnë se nuk duhet të shkohet në zgjedhje pa e miratuar buxhetin e vitit 2021, pasi që në rast të prolongimit të procesit zgjedhor, do të ketë kolaps financiar në vend.

    Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka thënë se pa e miratuar buxhetin 2021 nuk mund të ketë zgjedhje dhe financim të zgjedhjeve dhe nuk mund të zvogëlohen pasojat e pandemisë COVID-19.

    Veç kësaj Gërxhaliu thotë se miratimi i buxhetit është në interes të qytetarëve, prandaj sipas tij ekziston mundësia e rishikimit të buxhetit nga qeveria e re.

    “Nëse kjo qeveri dhe ky kabinet qeveritar së bashku me parlamentin do të largohen nga skena politike pa e miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2021 nuk mund të ketë zgjedhje dhe financim të zgjedhjeve në vitin 2021 pa miratim të buxhetit. Nuk mund të minimizohen pasojat e pandemisë COVID-19. Prandaj, besoj që më e pakta që ishte dashur në parlamentin Kosovës të bëhet që t’iu lihet një gjurmë pozitive në interes të shtetit dhe qytetarëve është miratimi i këtij buxheti. Nga miratimi i këtij buxheti ekziston mundësia e rishikimit të buxhetit nga qeveria eventuale që do të vijë në të ardhmen. Prandaj, është koha që të reflektohet për shtet, jo vetëm të kalkulohet për vota dhe të mbrohen interesat e grupeve të caktuara të interesit”, theksoi Gërxhaliu.

    Ndërsa, Blend Hyseni nga Instituti GAP ka thënë për KosovaPress se nëse nuk miratohet buxheti, dëmi ekonomik për vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i madh, pasi është i ndërlidhur edhe me zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

    “Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë një pengesë tjetër e situatës politike në rimëkëmbjen ekonomike. Nëse kjo ndodhë atëherë edhe dëmi ekonomik në vitin e ardhshëm do të jetë më i madh, edhe vonesat në rimëkëmbje do të tej zgjaten që do të ishte me pasoja shumë të rënda për qytetarët e Kosovës”, thekson Hyseni.

    Edhe bizneset në vend kërkojnë nga Kuvendi që buxheti për vitin 2021 të bëhet para se të shpërndahet parlamenti.

    Pronari i kompanisë “Jysk”, Fatmir Zymberi thotë se vonesa e miratimit të buxhetit do ta rëndojë edhe më tej gjendjen ekonomike në vend, sipas të cilit kompanitë sot janë në krizë.

    “Shpresoj që buxheti do të aprovohet para se të futemi në zgjedhje, ngase kjo mund të zgjatë, sikur që ka ndodhur në të kaluarën. Kjo vonesë e bënë edhe më të rëndë situatën. Besoj që të gjendet një zgjidhje, që së paku të zgjidhet ana ekonomike e këtij vendi, të krijojmë një stabilitet… Shpresoj që nuk do të vonohet buxheti ashtu si është vonuar edhe votimi i pakos së rimëkëmbjes. Lutemi që të bëhet së më shpejt kjo, sepse ne sot derisa po diskutojmë, kompanitë në Kosovë kanë krizë. Kjo vonesë e bën më të rëndë e pasojat do të jenë shumë më të rënda”, thotë ai.

    Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka kontaktuar grupet parlamentare për diskutuar rreth çështjes së buxhetit për vitin 2021.

    Hoti thotë se është në pritje të përgjigjes nga grupet parlamentare, ndërkohë që ai thekson se presin bashkëpunim nga të gjithë për buxhetin, pasi siç tha ai është një situatë specifike dhe nuk duhet vendi të hyjë në janar pa miratim të buxhetit.

    “Presim nga të gjitha grupet parlamentare pa asnjë përjashtim. Jemi në një situatë tani specifike, në prag të zgjedhjeve, nuk është mirë të hyhet më në janar pa buxhet të miratuar. Një draf buxhet i përgatitur në mënyrë më të mirë mundshme është në Kuvend. Le të urdhërojnë grupet parlamentare nëse kanë sugjerime të ndryshme për të bërë ndryshime në atë draft buxhet dhe ta miratojnë”, deklaroi Hoti.

    Edhe Odat ekonomike gjatë një diskutimi me kryeministrin në detyrë, kanë kërkuar të miratohet buxheti para shkuarjes në zgjedhje.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë. Ajo përmes një...
    Lajme13 Shtator 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në një reagim ndaj  vendimit për  Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja Time Kadrijaj nga Alenca për...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Lipjan është arrestuar një person pasi raportohet se te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me gaz...
    Kronika13 Shtator 2024
    Mëngjesin e së enjtes është arrestuar një person në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht një shtetase...
    Lajme13 Shtator 2024
    Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës,...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyrojë disa punëtorë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj. Në fotot e siguruara...
    Kronika13 Shtator 2024
    Një burrë ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Sipas raportit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.