×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ministri Mehaj vizitoi Komandën e Forcave Tokësore

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe stafi i tij, vizitoi sot Komandën e Forcave Tokësore në Istog.

    Ai u prit nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe stafi i tij komando-shtabor.

    Sipas komunikatës ministrore në fillim, gjeneral Hadërgjonaj e falënderoi ministrin Mehaj për vizitën e tij duke e njoftuar me të arriturat e deritashme të KFT-së, procesin e tranzicionit nëpër të cilin po kalojnë, sfidat si dhe objektivat për të ardhmen.

    Me një prezantim të veçantë rreth strukturës organizative, personelit, trajnimeve, pajisjeve, kapaciteteve infrastrukturore, organizimit dhe funksionimit të brendshëm si dhe planit të tranzicionit të njësisë, ministrin Mehaj dhe stafin e tij shoqërues e njoftoi Shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Sylejman Caka.

    Pastaj, ministri Mehaj vizitën e vazhdoi në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë së KFT-së, për të cilin u njoftua nga komandanti i saj, nënkolonel Astrit Haliti.

    Para ministrit Mehaj, pjesëtarët e kësaj njësie demonstruan shkathtësitë e tyre taktike individuale dhe kolektive në skenarë dhe situata të ndryshme.

    Nga ana e tij, Ministri Mehaj, shprehu vlerësimin me përgëzimin për shkallën e lartë të profesionalizimit të KFT-së dhe të shkathtësive të demonstruara të pjesëtarëve të Regjimentit të Dytë të saj.

    Në fund, ai siguroi se në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes do të ofrojë të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen maksimale për realizimin e suksesshëm të planit të njësisë në kuadër të implementimit të Planit të Tranzicionit të FSK-së.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dyshohet se rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është raportuar se u sulmua brutalisht mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtori i Institutit “Octopus”...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar në Facebook një video nga shënimi i 25-vjetorit të themelimit të partisë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se forcat ushtarake serbe janë afruar 50 metra në kufirin me Kosovën. Lidhur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raportohet se është sulmuar brutalisht Mitrovicën e Veriut. Sipas EkonomiaOnline, Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës...
    Sport13 Tetor 2024
    Dita e diel për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione. Dy ndeshje tejet interesante do të jenë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth qeverisjes aktuale të kësaj komune. Ai pati...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.