×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​MF sqarohet rreth përzgjedhjes së bizneseve përfituese nga masa 1.1 e vendimit të Qeverisë

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Me qëllim të informimit të drejtë të bizneseve dhe opinionit, Ministria e Financave njofton për mënyrën e përfitimit nga masa 1.1 e vendimit të Qeverisë datë 28.09.2020, që ka qëllim mbështetjen e biznesit për një pjesë të shpenzimeve të pagave.

    Në një njoftim për media thuhet se të gjitha bizneset përfituese janë përzgjedhur vetëm mbi bazën e kritereve objektive dhe të dhënave të deklaruara nga tatimpaguesit në sistemin EDI të ATK-së, duke prerë datën 28.09.2020 (data kur është marrë vendimi i Qeverisë nr. 10/33).

    Ministria e Financave thekson se asnjë ndryshim i të dhënave nga tatimpaguesit në sistemin e ATK-së pas datës së marrjes së vendimit të Qeverisë (28.09.2020), nuk është marrë parasysh, përveç përditësimit të llogarisë dhe e-mail adresës, për çka iu është bërë thirrje vazhdimisht.

    “Asnjë biznes nuk ka aplikuar dhe as nuk ka dërguar asnjë të dhënë apo informacion tek Komisioni Ndërministror apo MF/ATK. Përpunimi i të dhënave me qëllim të aplikimit të kritereve të zbërthyera nga Komisioni është bërë përmes veglave elektronike, duke u fokusuar vetëm në sektorin/aktivitetin e deklaruar nga tatimpaguesi, bazuar në numrat unik identifikues”, thuhet më tej në njoftim.

    Ministria e Financave po ashtu thekson se subvencionimi për një biznes në bazë të këtyre kritereve është bazuar në numrin e të punësuarve, vetëm si një referencë objektive për të ndarë në mënyrë të drejtë, objektive dhe të barabartë subvencionimin prej 60 milionë euro.

    Me këtë rast, janë përdorur këto periudha kohore, të njëjta për të gjithë:

    Për bizneset e regjistruara para vitit 2020, për bazë për subvencionim është marrë numri i të punësuarve të deklaruar me deklaratën përkatëse tatimore për muajin dhjetor 2019 nga Tatimpaguesi në sistemin EDI të ATK-së;

    Për bizneset e regjistruara deri në muajin korrik 2020, për bazë për subvencionim është marrë numri i të punësuarve të deklaruar me deklaratën përkatëse tatimore për muajin Korrik 2020 nga Tatimpaguesi në sistemin EDI të ATK-së;

    Për bizneset e regjistruara gjatë muajit Gusht 2020, për bazë për subvencionim është marrë numri i të punësuarve të deklaruar me deklaratën përkatëse tatimore për muajin Gusht 2020 nga Tatimpaguesi në sistemin EDI të ATK-së;

    Sidoqoftë, në rastin e bizneseve më të mëdha, në zbatim të vendimit të Qeverisë datë 12.10.2020, kur bizneset kanë deklaruar më shumë se 50 punëtorë të deklaruar në dhjetor 2019 dhe kur zvogëlimi i numrit të deklaruar në ATK në raport me muajin korrik 2020 ishte mbi 5%, për referencë për subvencionim është marrë numri i deklaruar në dhjetor/2019, duke reduktuar/zvogëluar subvencionimin për numrin e zvogëluar të punëtorëve gjatë 2020.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.