×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​MF diskuton me organizatat buxhetore për rishikimin e Kornizës afatmesme të shpenzimeve 2021-2023

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Ministria e Financave ka mbajtur sot takim me organizatat buxhetore, me qëllim të diskutimit të rishikimit të Kornizës afatmesme të shpenzimeve 2021-2023.

    Ministrja Hykmete Bajrami potencoi se MF ka përcjellë me kujdes treguesit kryesorë ekonomikë përgjatë muajve të fundit dhe shtoi se këta tregues sinjalizojnë se pritjet për fundin e vitit 2020 ndryshojnë në krahasim me periudhën kur është përgatitur KASH-i fillestar.

    “Andaj është parë e domosdoshme të bëhet rishikimi i KASH-it 2021-2023 në mënyrë që të reflektohen trendët makroekonomikë të shkaktuar nga pandemia dhe që kjo kornizë të merret parasysh nga organizatat buxhetore në procesin e përgatitjes së buxhetit për vitin 2021”, tha ajo.

    Bajrami gjithashtu bëri të ditur se së shpejti Ministria e Financave do t’iu dërgojë organizatave buxhetore qarkoren e re buxhetore me kufijtë që rrjedhin nga Rishikimi i kornizës afatmesme të shpenzimeve 2021- 2023, të cilat do të jenë më të ulëta se ato të mëparshme, dhe kërkoi nga organizatat buxhetore që planifikimin e shpenzimeve ta bëjnë brenda këtyre kufijve.

    Ndryshe, MF gjatë muajit prill të këtij viti hartoi Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2021-2023 duke u bazuar në një situatë socio-ekonomike të vështirësuar, e karakterizuar me pasiguri ekonomike për pjesën e mbetur të vitit, shkaktuar nga situata pandemike COVID-19.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.