×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Mbi 60 mijë persona kanë hyrë në Kosovë në periudhën 18 mars – 1 qershor

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë se Republikës se Kosovës ka pranuar materialet nga Policia kufitare dhe Ministria e Shëndetësisë që kanë të bëjnë me “Qendrën Karantinë” dhe rastin e të ndjerit Agon Musliu.

    Komisioni i udhëhequr nga kryetarja e këtij Komisioni, deputetja Mimoza Kusari-Lila vendosi që për mbledhjen e radhës më 22 të këtij muaj të nisin intervistimet me prindin e të ndjerit Agon Musliut si dhe me dëshmitarin tjetër Valdet Hashanit, ndërsa më 23 është paraparë të intervistohen ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe shef i Qendrës Karantinë, Izet Sadiku.

    Deputetja Kusari-Lila tha se më datë 22 shtator (e martë) do të intervistohen menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.

    Ndërsa, ajo ka thënë se të mërkurën do të intervistohen ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe ish-zëvendësministri njëherësh nfektologu Izet Sadiku.

    “Paraprakisht do të dakordohemi sot që t’ju dërgohen ftesat. Në listë është ish-ministri Arben Vitia, pastaj prindi i Agon Musliut, Izet Sadiku dhe Valdet Hashani. Që të katërtit”, thotë Kusari Lila.

    Ajo po ashtu ka thënë se si Komision kanë pranuar materialin e rastit tragjik të të ndjerit Agon Musliu.

    “Sipas kërkesës policia kufitare ka dërguar statistikat e përgjithësuara të kalimeve, transitit e atyre që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu janë edhe materialet e tjera të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë të bëjnë me “Qendrën Karantinë”. Deklarata e të ndjerit Agon Musliu me rastin e pranimit të tij në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Materiali me emailin zyrtar të njoftimit të përcjellës së tij pas veprës, përkatësisht ngjarjes tragjike dhe lista e vullnetarëve të cilët janë paraqitur të punojnë vullnetarisht për t’i ndihmuar Ministrisë së Shëndetësisë në qendra të ndryshme”, tha ajo.

    Në bazë të raportit të policisë kufitare në periudhën 18 mars-1 qershor gjatë kohës së izolimit të qytetarëve me masa qeveritare, në Kosovës kanë hyrë 60 mijë persona, ndërsa në karantinë kanë hyrë vetëm 1 mijë e 600 persona.

    “unë e kam thënë atë ditë edhe në Komision kur kam kërkuar të dhënat prej policisë së kufitare që kanë qenë gjatë asaj periudhe kohore, 18 mars 1 qershor mbi 30 mijë persona që kanë hyrë në Kosovë, ndërsa në bazë të raportit edhe të policisë del që janë më shumë se 60 mijë persona që kanë hyrë në Kosovë, por vetëm mbi 1 mijë e 600 prej tyre janë karantinuar”, ka thënë Haxhiu.

    Komisioni po ashtu ka kërkuar nga Ministria e Brendshme që të sjellë materiale të klasifikuara për hyrjet e qytetarëve në Kosovë në bazë të pikave kufitare tokësore dhe ajrore, gjatë kohës kur ishin në fuqi masat për karantinim.

    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Nëntor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024. Të dhënat...
    Ekonomi21 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi është votuar në lexim të dytë sot Projektligji për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e...
    Ekonomi19 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digjitale. “Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Mike Waltz, njeriu që presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka përzgjedhur si Këshilltar për Siguri Kombëtare, ka komentuar për takimin që...
    Sport23 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur, Granit Xhaka po bëhet baba për herë të tretë. Xhaka këtë e bëri të ditur pas golit ndaj Heidenheim,...
    Sport23 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën. Ai tha se së bashku kanë diskutuar...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas raportimeve se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë pezullimin e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme, pasi një herë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Ferizaji....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.