×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Mbi 1000 persona me Covid-19 nuk kanë vendime për izolim në Shkup

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Mbi 3,500 raste aktive të pacientëve me Covid-19 janë të regjistruar vetëm në Shkup, por vendime për izolimin e këtyre pacientëve sipas MPB-së kanë vetëm mbi 2 mijë. Kjo nënkupton se numri i të infektuarve që mund të dalin lirshëm nëpër qytet është shumë i lartë për shkak se Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar nuk arrin të procedoj të gjitha vendimet me kohë.

    Autoritetet thonë se nuk ka kuadër të mjaftueshëm në Inspektorat, ndërkohë Alsat mëson se vet drejtoresha e këtij inspektorati, Irinka Buhova ka marrë pushimin vjetor dhe aktualisht gjendet jashtë shtetit.

    “Janë në proces të marrjes së vendimeve sepse në ISHSHS ka aq kuadro, sistemi ynë nuk është i dimensionuar për një pandemi të çfarëdo sëmundjeje. Ne kemi aq epidemiolog dhe infektolog që nuk mund të bëjmë të ri brenda natës. ISHSHS përgatitë vendimet dhe ato i dorëzon sistematikisht, atje ka 5-6 njerëz dhe ata punojnë ditë dhe natë, tani u ndihmojnë edhe studentët, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të përgatiten të gjitha vendimet për izolim”, tha Zharko Karaxhovski, drejtor i KSI.

    Karaxhovski ishte i prerë edhe për shtrimin e gjobave për qytetarët që nuk i respektojnë masat aktuale restriktive. Ai thotë se ora policore është hapi i radhës në rast se nuk arrijnë të frenojnë ritmin e infektimeve nga virusi korona. Ndërkaq, ministri Filipçe tha se vendosja e karranitës varet nga sjellja e qytetarëve.

    Autoritetet shëndetësore druajnë nga stërmbushja e kapaciteteve spitalore në ndërkohë që rastet e rënda mbeten jashtë klinikave. Filipçe tha se kapacitete do të shtohen në repartet ekzistuese, ndërkaq 60 internistë nga klinikat private do të aktivizohen në kovid qendrat.

    “Kapacitetet plotësuese po përgatitet në repartet spitalore, qëllimi i hapësirave modulare ishte që të infektuarit të jenë larg pacientëve të tjerë, por u vonuan me miratimin e ligjit. Kur u miratua ligji, ngecëm në dokumentet për marrjen e fondeve të Bankës Botërore, por shpresoj që deri në fund të vitit të bëjmë gati, të paktën një pjesë të atyre 16 spitaleve modulare që janë paralajmëruar për 16 qytete”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

    Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi të rritë numrin e testimeve ditore në Shkup për rreth 350.

    Sipas statistikave rreth 80% e pacientëve janë asimptomatik, 12% të tjerë me simptoma të lehta dhe pjesa e mbetur me pasqyrë të rënduar klinike. Shifrat e fundit tregojnë se komunat si Aerodromi, Karposhi dhe Qendra mbeten vatër e virusit korona në vend.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.