Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftetarët e tij, vëllëzërit Bytyqi, në 21 vjetorin e vrasjes.
Limaj thotë së 21 vjet më parë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëtar të tij u vranë tinëzisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb.
“Si shumë djem e vajza tjera Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit dhe nevojës së atdheut”; ka shkruar ndër të tjera Limaj. Pavarësisht se janë bërë 21 vite, kryerësit e këtij krimi ende nuk kanë dalë para drejtësisë, por Limaj thotë së nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi për sa kohë që kriminelet nuk e marrin dënimin e merituar.