Ka dështuar votimi në parim i projektligjit për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë, Covid-19. Vetëm 17 deputetë kanë marrë pjesë në votim, dhe i njëjti pritet të hedhet në votim seancën e ardhshme.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka hedhë në votim në seancën e sotme propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas shefit të deputetëve, Rexhep Selimi, rezoluta është në proces të harmonizimit dhe do të nxjerret për votim në seancën e radhës.
Në seancën e sotme, më 62 vota është votuar propozim rezoluta nga interpelanca e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
Ndërsa për rezolutën nga interpelanca e ministrit të Brendshëm kanë votuar vetëm 29 deputetë dhe e njëjta do të hedhet në votim përsëri në seancën e ardhshme.
Në seancën e sotme Kuvendi dështoi të votojë përsëri edhe dy projektligjet që kanë ngjallur mjaft debat në mes të partie politike, siç është ai rimëkëmbje ekonomike dhe projektligji për vlerat e luftës.
Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së parë për sot ndërsa në orën 13 vazhdon me seancë të re.