×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Etem Arifit

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e deputetit Etem Arifi i cili pretendonte se me aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

    Ky është njoftimi i plotë i Kushtetueses:

    Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 380/2019], të datës 30 janar 2020, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruesit të kërkesës, ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë [PKR.nr.740/2016], të datës 20 prill 2018 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PAKR.nr.328/19], të datës 20 gusht 2019.

    Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme duke theksuar se: “Jemi afër datës e cila është caktuar që Parashtruesi të paraqitet në institucionin korrektues për mbajtjen e dënimit, e që është 04.05.2020. Caktimi i masës së përkohshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i domosdoshëm dhe me rëndësi jetike për Parashtruesin e kërkesës”.

    Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

    – Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Në Klinikën e Hematologjisë në QKUK, pacientët që trajtohen për kancer në gjak, marrin terapi në një hapësirë të improvizuar, që shërbente...
    Lajme23 Nëntor 2024
    580.4 milionë euro është vlera e mallrave të importuara, e 87.3 milionë euro e atyrë te eksportuara, sipas të dhënave të Agjencisë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull dhe ngrica...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Vip22 Nëntor 2024
    Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga opinionistja Olta...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.