×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kryeprokuroria dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion (SAEK III), ka mbështetur dhe organizuar, nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Zyrës së Kryeprokurorit dhe Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër.

    Në komunikatën dërguar mediave thuhet se ky partneritet do të ofrojë ekspertizë ligjore ndërkombëtare për prokurorët e Kosovës, për të zbuluar dhe parandaluar rastet e korrupsionit dhe të krimit financiar, duke ndihmuar në gjurmimin e aseteve të vjedhura dhe kthimin e tyre në Kosovë. Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Gretta Fenner, Drejtoreshë Menaxhuese e Institutit të Bazelit për Qeverisje nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni virtuale.

    Me këtë rast Lumezi theksoi: “Angazhimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje në avancimin e sistemit prokurorial u pa si një hap i domosdoshëm, duke marrë parasysh arritjet e Institutit të Bazelit në vendet e tjera, në rritjen e pasurive të rikuperuara, të marra në mënyrë të paligjshme, në vendin e origjinës ”.

    Në deklaratën e saj, Fenner, Drejtoreshë Menaxhuese e Institutit të Bazelit për Qeverisje vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit në të ardhmen: “Rikuperimi i aseteve është një proces kompleks që kërkon kohë, megjithatë efekti është i shkëlqyer dhe i shumëfishtë – jo vetëm që mundëson rimarrjen e aseteve por gjithashtu pengon korrupsionin, zvogëlon pandëshkueshmërinë dhe rrit besimin e publikut”.

    “Në këtë kohë krize globale sa shëndetësore, po aq dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, është më se e domosdoshme që burimet të shpenzohen në të mirë të shoqërisë. Ne jemi të lumtur që kemi që patëm mundësi të organizojmë këtë marrëveshje shumë të rëndësishme ”, tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP.

    Partneri i UNDP-së, Instituti i Bazelit është lider botëror në mbështetjen e autoriteteve hetimore që gjurmojnë asetet e fshehura brenda dhe jashtë vendit.

    UNDP-ja vazhdon të punojë bashkërisht me partnerë në ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe llogaridhënëse, si dhe të sigurojë që fondet e vjedhura përmes aktiviteteve korruptive, tu kthehen qytetarëve. Kjo marrëveshje është mundësuar falë mbështetjes së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, dhe SIDA-së.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.