×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të rënë për liri.

    Po ashtu kryeparlamentari Konjufca takoi familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit.

    Me këtë rast, kryetari i Kuvendit tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshmëm krenarie dhe shtetësie.

    “Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Me gjakun e tyre ata ujitën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë dhe të cilën e kemi paguar shtrenjtë. Prandaj, duhet të ndihemi krenarë për gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke shtuar se të rënët e Lubizhdës do të kujtohen brez pas brezi.

    “Nga ky vend marrim forcë dhe gjarjet si këto duhet të shërbejnë si frymëzim lirie e krenarie brez pas brezi”, theksoi kryeparlamentari Konjufca.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe Ekrem Tahirit, Fitim Mustafës dhe...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka thënë se së shpejti pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor. Në komunikatën...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë situatë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se Qeveria “nuk ka arritur ta planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit se s’mund të jenë të sigurt se kjo...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit se “ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ka nisur seanca jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për debat parlamentar për mungesën e ushqimit në FSK. Në këtë seancë nuk po...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti Mefail Bajqinofci, ka thënë se ministri e Mbrojtjes nuk i ka dhënë kontratë kompanisë “Beni Dona” dhe se kjo sipas tij...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e Procesit të Berlinit se Kosova do ta lejojë njëanshëm lëvizjen e lirë për qytetarët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.