×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Konferenca e ardhshme ndaj Thaçit dhe të tjerëve në fund të janarit

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Ka përfunduar seanca e sotme paragjyqësore në Dhomat e Specializuara ndërsa konferenca e ardhshme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të mbahet në fund të muajit të parë të vitit 2021.

    Palët kanë deklaruar që seancat e tilla mbi ecurinë e çështjes të mbahen një herë në muaj.

    Në konferencën e sotme, të cilën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e ndoqën përmes video lidhjes në Hagë, Prokuroria nuk ka dhënë një datë për përfundimin e hetimeve, ndërkohë ka kërkuar që mos të ndërpriten hetimet.

    Deklarimin e prokurorit që dosjen paragjyqësore ta dorëzojë tre muaj para fillimit të gjyqit, mbrojtja e ka konsideruar absurd duke theksuar se u nevojiten së paku 18 muaj për përgatitje rreth hetimeve.

    Konferenca e parë për këtë çështje është mbajtur më 9 nëntor të këtij viti.

    Ndërsa në paraqitjet e para të tyre, katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm.

    Prokurori i Specializuar i ngarkon ata me akuza për krime të pretenduara të luftës.

    Në fillim të muajit nëntor shtëpitë e tyre u bastisën nga hetuesit e Speciales dhe Policia e EULEX-it dhe të njëjtit udhëtuan për në Hagë ku po mbahen në paraburgim.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.