Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari sot ka vizituar fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Aqarevë, ku ka parë nga afër këtë proces duke shpresuar që ky vit të jetë i bereqetshëm dhe puna e tyre të paguhet.
Jashari është shprehur i lumtur që gjatë mandatit të tij qeverisës i kanë dhënë prioritet fushës së bujqësisë, ku kanë pesëfishuar buxhetin për këtë sektor, duke përkrahur kështu bujqit dhe fermerët me subvencione të ndryshme.
“Gjatë këtij viti janë mbjellë rreth 5 mijë hektar me grurë, tërësisht në sektorin privat, ndërsa rendimentet janë të kënaqshme. Së fundmi kemi hapur gjithashtu thirrjen për aplikim për grante për gjithë fermerët e interesuar për bimë bujqësore, mjete, sera e grante të tjera. Bëjë thirrje që të punohet sa më shumë me tokat, në mënyre që me vonë të korrim fryte nga to”, thuhet në njoftim.