×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Italia shtyn zgjedhjet lokale dhe rajonale për shkak të koronavirusit

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Italia ka anuluar zgjedhjet lokale dhe rajonale të parapara në fundit të pranverës për shkak të pandemisë me koronavirus, thanë dy burime qeveritare të enjten, në një kohë të rritjes së infeksioneve të reja me variante të reja të virusit.

    Zgjedhjet për kryetar bashkie në qytetet kryesore italiane si Roma, Milano, Torino dhe Napoli janë shtyrë për midis 15 shtatorit dhe tetorit, thanë burimet, duke shtuar se qeveria e kishte konfirmuar vendimin me dekret, njoftoi Reuters.

    Zgjedhjet rajonale të Kalabrisë gjithashtu po shtyhen, shtuan ata.

    Zgjedhjet lokale janë vendimtare në Itali sepse ato shpesh ndikojnë në politikën kombëtare. Udhëheqësit e partive ndërtojnë pjesën më të madhe të ndikimit të tyre në kontrollimin e qyteteve dhe rajoneve të rëndësishme.

    Aktualisht, shumica e partive në të gjithë spektrin politik mbështesin qeverinë e unitetit kombëtar të udhëhequr nga ish-udhëheqësi i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, që do të thotë se qeveria lokale është një zonë e rrallë ku partitë mund të zbatojnë politikat e tyre.

    Një fushatë politike tashmë ka filluar në Itali përpara zgjedhjeve, por zyrtarët shëndetësorë tani po paralajmërojnë për rrezikun e një vale të tretë të infeksionit në javët e ardhshme.

    Në katër ditët e para të kësaj jave, numri i të infektuarve të ri me koronavirus u rrit me 25 për qind krahasuar me javën e kaluar.

    Qeveria të martën urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave në rajonet më të prekura dhe zgjati kufizimet ekzistuese në lëvizjen dhe aktivitetet e biznesit.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.