×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti thotë se po finalizojnë listën për deputetë: Garojmë të vetëm

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë sot se Lidhja Demokratike e Kosovës është në prag të finalizimit të listës së deputetëve, me të cilën garon në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndërsa ka bërë të ditur se LDK do t’i hyjë e vetëm kësaj gare.

    Hoti, në një konferencë për medie pas takimit me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, ka thënë se kanë biseduar me AKR-në për mundësinë e futjes në një listë. Teksa ka shtuar se në takimet brenda partisë po i respektojnë masat anti-COVID.

    “Jemi duke i finalizu përgatitjet për të dorëzuar listën, sipas afateve që i ka përcaktuar KQZ. Ne shkojmë të vetëm në këto zgjedhje. Biseduam me AKR-në për t’u futur në listën tonë, por ne në këto zgjedhje shkojmë të vetëm”, tha Hoti.

    E afrimi i zgjedhjeve ka rritur numrin e takimeve të partive politike, ku jo gjithmonë po respektohen masat anti-COVID, ndërkohë që qytetarëve po u kërkohet që të jenë striktë në respektimin e tyre.

    I pyetur për atë sesi qytetarët po gjobiten për çdo shkelje që bëjnë ndërsa partitë politike jo, Hoti tha se ligji vlen për të gjithë pa përjashtim.

    “Masat janë në fuqi, duhet të respektohen. Unë edhe vet personalisht kam mbajtur disa takime, jemi munduar maksimalisht që të zbatojmë masat që kemi ndërmarrë, sepse nuk kanë qenë takime të hapura. Kanë qenë takime me strukturat tona, dhe besoj se edhe në partitë tjera duhet të jetë kështu, jemi kujdesur që ato takime me i mbajtë në salla që i plotësojnë kushtet, me maska dhe duke u munduar që të mbahet distanca… Ligji është i njëjtë për të gjithë, pa përjashtim… Nuk e di a ka (gjoba për partitë politike) por ligji është i njëjtë pa asnjë përjashtim”, tha Hoti.

    Sa i përket shkuarjes së u.d. së Presidentit, Vjosa Osmanit në Bruksel, Vjosa Osmani, Hoti tha se është çështje e saj se me çfarë agjende ka shkuar në Bruksel.

    “Nuk e di me çfarë agjende u.d. është në Bruksel, është çështje e saj. Sa i përket procesit të dialogut, Kushtetuta e bënë të qartë kush i ka kompetencat në këtë drejtim. Ne kemi zhvilluar deri më tash këtë proces të dialogut mbi parime shumë të qarta kemi bërë progres dhe tash si qeveri duhet të presim përmbylljen e procesit zgjedhor për të parë sesi të vazhdohet më tutje”, tha Hoti.

    Hoti është pyetur edhe për bashkimin e mundshëm të Luginës së Preshevës me Kosovën, në rast se do të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, për çka tha se aspironintegrimin mbarëshqiptar.

    Ai tha se duke e forcuar shtetin e Kosovës, ndihmohet edhe Lugina.

    “Ju e dini orientimin tonë personal, edhe të kësaj qeverie, edhe të partisë time lidhur me këtë çështje. Ne besojmë se duke e forcuar shtetin e Kosovës, i ndihmojmë shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe përmes aktiviteteve që janë bërë më herët e tash edhe më të strukturuara, të mundësojmë sa më parë integrimet mbarëshqiptare. Kjo për ne është vizioni afatgjatë. Çka nënkupton kjo? Nënkupton një rajon të qetë, ku Serbia dhe Kosova e përmbyllin dialogun me njohje reciproke dhe ku mbarë rajoni është pjesë e BE-së dhe shqiptarët e Luginës lëvizin nga Presheva deri në Shkodër, deri në jug të Shqipërisë, pa asnjë kufizim, me të drejta të plota, në Tetovë, në Shkup, në Mal të Zi dhe në Ulqin, dhe në të gjitha viset shqiptare”, tha ai.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.