×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj: Jam i befasuar me aftësitë e Grenell

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Ardhja e delegacionit të Qeverisë së SHBA-së në Kosovë, për më pak se tri javë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, po shihet si diçka që nuk është parë asnjëherë deri më tash nga kryetari i AAK-së.

    Ramush Haradinaj ka çmuar lart punën e emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duke shtyrë përpara marrëveshjen për normalizim ekonomik të 4 shtatorit.

    “Jam i befasuar me zotësitë e Grenellit. Jam i mahnitur me fuqinë e delegacionit amerikan për temat. Është e paparë të futen menjëherë temat në zbatim pas arritjes së marrëveshjes. Nuk duhet të shihet pak kjo. Nuk mund pa ia pranuar meritën Grenellit”, është shprehur ai në Rubikon të Klan Kosovës.

    I pari i AAK-së megjithatë e ka pranuar se në vizitën e djeshme të delegacionit të qeverisë amerikane në Prishtinë nuk ishte takuar me ish-ambasadorin Grenell, me të cilin ka komunikime të rregullta, pavarësisht asaj se ata kanë mos pajtime.

    “Nuk mund të them se më ka mikun më të mirë në Kosovë. Unë i kam treguar se cili është problemi më i madh i ynë. Ata janë profesionistë dhe njerëz të zot. S’është puna që nuk iu besoj, por unë e marrë rrogën nga Kosova, ndërsa Grenelli paguhet nga Trump”, është shprehur ai.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.