Komuna e Prishtinës është partnere me organizatën Help-Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë në projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane.
Sipas komunës, nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të zhvillojnë bizneset e tyre.
“Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000 euro kombinuar me trajnime profesionale e mbikqyrje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.