×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Fundi i një epoke: Berlusconi zhvendoset në një pronë në periferi të Romës

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Miliarderi italian dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi do të zhvendoset nga qendra e Romës në periferi, raporton gazeta ‘Il Messaggero’.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ish-kryeministri italian. “Do të zhvendos rezidencën time dhe do të jetoj në gjelbërim,” tha ai.

    Në Itali, kjo lëvizje në dukje e zakonshme konsiderohet fundi i një epoke. Berlusconi do të zhvendoset nga Pallati Grazioli, i vendosur në qendër të Romës, afër të gjitha qendrave të pushtetit politik.

    Pallati Grazioli ishte një vend ku Berlusconi u takua në mënyrë rutinore me aleatët e tij politikë, zyrtarë të huaj, siç është presidenti rus Vladimir Putin, por gjithashtu u shoqërua me vajzat në skandalin e famshëm “Bunga-bunga”.

    Por dihet më pak se Berlusconi ishte një qiramarrës në një pallat të mrekullueshëm të shekullit 16. Sipas gazetës ‘La Repubblice’, qiraja vjetore i kushtoi atij 480.000 euro.

    Zhvendosja në vilën e tij në Via Appia Antica, në juglindje të Romës, do t’i shpëtojë shumë para.

    Berlusconi, i cili zotëron dhjetëra shtëpi në Itali dhe jashtë saj, e bleu vilën në vitin 2001 dhe ia dhuroi mikut të tij, drejtorit të njohur Franco Zeffirelli, i cili jetoi në të deri në vdekjen e tij vitin e kaluar, transmeton KosovaPress.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.