×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Freedom House: Rusia në listën e vendeve jo të lira në internet gjatë pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Freedom House në raportin e saj të fundit lidhur me lirinë në internet, ka thënë se pandemia COVID-19 ka përshpejtuar në mënyrë dramatike liritë botërore.

    Sipas organizatës, përdoruesit kanë përjetuar një përkeqësim të përgjithshëm në të drejtat e tyre dhe se kjo po kontribuon në një krizë më të gjerë për demokracinë në të gjithë botën.

    Në raportin e kësaj organizate, Rusia, Kina dhe Irani pozicionohen në vendet jo të lira në internet, rapoton KosovaPress.

    Për Rusinë, raporti thotë se, Ligji për Internetin Sovran, synon të veçojë internetin vendas nga pjesa tjetër e botës. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe faqet e huaja janë bllokuar masivisht.

    Regjimi i Kinës si abuzuesi më i madh i lirive në internet, ka bllokuar prej kohësh shërbimet e huaja dhe ka centralizuar infrastrukturën që mundëson monitorimin e përhapur të trafikut të internetit në vend.

    Ngjarjet e fundit në Hong Kong ilustrojnë me hollësi implikimet e kontrollit më të madh të shtetit mbi pjesëmarrjen qytetare në internet. Udhëheqja në Pekin vendosi drejtpërdrejt Ligjin e Sigurisë Kombëtare në këtë rajon autonom, duke vendosur dënime të ashpra.

    Për sa i përket vendeve të lira në internet, për këtë vit, Freedom House i vendos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Indinë.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.