×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Devolli Group gëzon rreth 400 fëmijë me dhurata

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Kompania “Devolli Group”, gjatë ditëve të fundit të këtij viti, i ka gëzuar rreth 400 fëmijë me dhurata për këtë fundvit. Fëmijët që iu gëzuan dhuratave, ishin kryesisht ata me Sindrom Down, fëmijët e “Fshatit Sos”, fëmijët me aftësi të kufizuara, nëpër qendrat më të mëdha të Kosovës, si dhe Shtëpia e Pleqve në Prishtinë.

    Produktet që përmbanin dhuratat ishin kryesisht nga kompania “Devolli Group” e ku shpërndarjen e dhuratave e kanë bërë në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë.

    Devolli Group përpos që është kompani me një gamë të gjerë të produkteve të qumështit dhe lëngjeve për çdo familje kosovare, dëshmon rolin e vet në shoqëri edhe si një kompani me përgjegjësi sociale.

    Gjatë gjithë vitit ndërmerren aktivitete të ndryshme të kësaj natyre por aktivitetet e fundvitit zënë një vend të veçantë sepse në këtë kohë ne arrijmë të gëzojmë fëmijët, që janë lumturi e çdo shoqërie.

    Lajqi: Edhe këtë vit kemi marrë iniciativë t’i vizitojmë dhe t’i gëzojmë fëmijët

     

    “Si çdo fundvit tjetër edhe këtë herë ne si Devolli Group kemi marrë iniciativë që ti vizitojmë fëmijët e SOS fshatrave, shoqatën ‘Down Syndrome Kosova’ në të gjitha qytetet ku ajo ka qendrat e saj si dhe qendrën Hendikos dhe qendrën Pema. Dëshira jonë e vetme ka qenë që ti japim një çast gëzimi secilit fëmijë që takojmë dhe t’i urojmë një vit të ri sa më të lumtur” thotë Visar Lajqi, drejtor gjeneral i Devolli Group teksa thekson se traditën e njëjtë do ta ndjekin edhe në vitet në vazhdim.

    E fëmijët janë ata që u gëzohen më së shumti dhuratave. Së fundi dhurata nga Devolli Group patën rastin të marrin fëmijët e SOS Fshatit në Prishtinë dhe ata që marrin shërbime në shoqatën Down Syndrome Kosova.

    Marigona Sadiku, përgjegjëse për aktivitetet me fëmijë në shoqatën “Down Syndrome Kosova”, shprehu mirënjohje për dhuratat që Devolli Group u ka dhënë për fëmijët që marrin shërbime në këtë shoqatë.

    Sadiku: Tash e disa vite Devolli Group gëzon fëmijët e shoqatës me dhurata

     

     

    “Si çdo vit, edhe këtë herë, Devolli Group zgjedh Down Sindromin që në fund të vitit t’i gëzojë fëmijët me nga një dhuratë për fëmijët e shoqatës tonë, të cilët marrin shërbime brenda qendrës në Prishtinë. Gjithashtu, Devolli Group ka dhuruar pakot edhe në qendrat tona ku ne japim shërbimet, në Prizren, në Mitrovicë dhe në Ferizaj. I falënderojmë Devolli Group për këtë dhuratë kaq të mirë dhe të vlefshme në kohë pandemie që sadopak t’i gëzojë fëmijët”, tha Sadiku.

    Koordinatorja për mbledhjen e fondeve në SOS Fshat, Albana Zogu Morina thotë se bashkëpunimi me Devolli Group është shndërruar tashmë në traditë.

    Zogu – Morina: Çdo dhuratë që ne e marrim është e mirëseardhur

     

    “Jemi duke synuar që për të gjithë fëmijët që përfitojnë nga programet tona t’u sigurojmë nga një dhuratë. Numri total i fëmijëve që përfitojnë nga programet tona është mbi 600, kështu që çdo dhuratë që ne e marrim, e cila do t’iu jepet fëmijëve është e mirëseardhur”, tha ajo.

    Gjatë këtij viti që po lëmë pas kompania Devolli Group i është adaptuar situatë pandemike dhe ka ndihmuar familjet në nevojë në të gjithë Kosovën me gjëra esenciale dhe ushqimore. Kjo në bashkëpunim me Odën Ekonomike dhe me Klubin e prodhuesve vendorë.

    Në këtë periudhë të pandemisë COVID-19 ndër shumë shërbyes civil, ishin dhe janë stafi mjekësor ata të cilët po punojnë pa pushim për të trajtuar dhe ndihmuar të gjithë ata pacientë të cilët kërkojnë shërim në reparte të ndryshme.

    Klinika e Infektives në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është ajo e cila po punon pa ndërprerë për t’i ndihmuar pacientët e prekur nga Covid-19, ndërsa Devolli Group i ndihmoj kësaj klinike me produktet e saj që sadopak t’ua lehtësojnë ditët.

    Për pacientët e shtrirë aty, Devolli Group ka dërguar produktet e saj si lëngje tango plus, jogurt Vita dhe qumësht Vita si dhe ujë Akull.

    Për fund Devolli Group sot i gëzoi edhe të moshuarit në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë të cilët sot festojnë darkën e fundvitit.

    Devolli Group falënderon të gjithë konsumatorë për besnikërinë e treguar ndër vite dhe ju uron Vitin e Ri 2021.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.